Gjykata në Itali ka marrë parasysh kërkesën e Prokurorisë dhe ka dënuar Juventusin me 10 pikë. Tanimë është zyrtare, Zonja e Vjetër do jetë jashtë Champions League sezonin që vjen. Kanë shpëtuar nga dënimi ish-drejtuesit.
Nga vendi i dytë me 69 pikë, Juventusi zbret në vendin e 7 me 59 pikë. Këtë mbrëmje do të përballet me Empolin në transfertë për javën e 36-të të Serisë A. Pas këtij vendimi, Juventusi mbetet jashtë kupave të Europës kur i kanë mbetur edhe 3 ndeshje për të luajtur deri në fund të Serise A.
Juventus ishte nën hetim për plusvalencat fiktive, pra mos transparencë me vlerën e vërtetë të futbollistëve gjatë transferimit. Sipas mediave të huaja, kanë shënuar në dokumente vlera më të larta të kartonëve të futbollistëve se sa ishin realisht.

Nën hetim ishte edhe cështja që ka të bëjë me manovrimin për pagat e futbollistëve në sezonet 2020-2021 dhe 2021-2022. Klubi kishte njoftuar se futbollistët kishin hequr dorë nga një pjesë e pagave, por një tjetër marrëveshje tregonte se në fakt se lojtarët ishin paguar në rrugë të tjera. Përveç Juventusit rrezikonin shumë edhe ish-drejtuesit, por gjykata i ka shpallur të pafajshëm.
Renditja e Serie A pas dënimit të Juventusit
Pas vendimit të gjykatës së Apelit në Itali ku skuadrës i hiqen 10 pikë nga ato aktualet që ka në renditjen e Serie A, ka ardhur edhe reagimi i Juventusit, ku theksohet se do të ketë një apelim.
Duke e konsideruar si një vendim dëshpërues për miliona tifozë të cilët e gjejnë veten të penalizuar me aplikimin e sanksioneve.
“Klubi i Futbollit Juventus mban shënim atë që u vendos pak më parë nga Gjykata e Apelit FIGC dhe rezervon të drejtën të lexojë arsyet për vlerësimin e një apeli të mundshëm në Kolegjin e Garancive në CONI. Ajo që u vërtetua nga shkalla e pestë e gjykimit për këtë çështje, e cila filloi më shumë se një vit më parë, ngjall hidhërim të madh në klub dhe në miliona tifozë të tij, të cilët, në mungesë të rregullave të qarta, e gjejnë veten jashtëzakonisht të penalizuar me aplikimin e sanksioneve që duket se nuk marrin parasysh parimin e proporcionalitetit. Duke mos anashkaluar nevojën e shpejtësisë, së cilës Juventusi nuk i është shmangur asnjëherë gjatë procesit, theksohet se këto janë fakte që ende duhet të gjykohen nga gjyqtari natyral”- thuhet në reagim.
Komente


FUORI DALLE PALLE LADRONI DI M....A
PërgjigjuKeta plehrat e kishin shansin dje te fitonin me (empolin), dhe do u mbyllnin gojen gjykatave. Me fitore kishin shansin me te mire, dhe nqs fitonin milanin te dielen kapnin vendin e 4. U be skuader empoli nje nga favoritet per rënie nga katigoria.
Përgjigju