Çështja ‘Russiagate’, edhe dhëndri
i Trump, Jared Kushner nën hetim

Edhe pse presidenti i SHBA ndodhet në një tur ndërkombëtar në Europë, çështja ‘Russiagate’ e ndjek ngado.
 
Tashmë radhën e ka dhëndri i tij Jared Kushner i cili tashmë është pjesë e hetimeve të FBI-së për lidhjet me Rusinë, të paktën kështu raportojnë mediat amerikane. Kushner i cili po shoqëron kreun e Shtepisë së Bardhë gjatë turit, po hetohet për shkak të takimeve dhe komunikimeve me ambasadorin e Rusisë dhe një bankier në Moskë.
 
Të përditshmet raportojnë se Kushner është zyrtari i vetëm nga Shtëpia e Bardhë, i konsideruar si një person kyç në hetime.

FBI-ja, disa komisione të Kongresit dhe një prokuror i posaçëm janë duke kryer hetime mbi dy pista, njëra mbi dyshimet se Rusia është përpjekur të ndikojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe tjetra se këshilltarë të presidentit Trump mund të kenë pasur lidhje me zyrtarë rusë, të cilët synonin të ndikonin mbi zgjedhjet.

Çështja e hetimeve të lidhjeve me Rusinë ka marrë një vëmendje të shtuar dhe e ka vënë në qendër të sulmeve administratën e presidentit Trump, që kur ai shkarkoi drejtorin e FBI-së James Comey më 10 maj.
 
Moska vazhdimisht i ka mohuar akuzat dhe presidenti Trump ka hedhur poshtë mundësinë për lidhje të fshehta të ndihmësve të tij me Rusinë.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com) 

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Të shtëna me armë në drejtim të dy personave në lagjen 'Donika Kastrioti'! Autorët po lëviznin me mjet, policia bllokon hyrjet dhe daljet e qytetit! Nuk ka të lënduar

Berat/ Të shtëna me armë në drejtim të dy personave në lagjen 'Donika Kastrioti'! Autorët po lëviznin me mjet, policia bllokon hyrjet dhe daljet e qytetit! Nuk ka të lënduar