Takimi mes Bushatit dhe Kotzias zhvillohet në kuadër të mekanizmit dypalësh të vendosur mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa më pas do takohen dy delegacionet.
Të dy ministrat dhe ekipet e tyre do të diskutojnë të gjitha çështjet e hapura mes dy vendeve, përfshirë ato me karakter historik, aktual si dhe për prespektivë e marrëdhënieve dypalëshe.
Në tryezë janë kufiri detar, ligji i luftës, çështja çame, pretendimet e grekëve për varrezat dhe disa cështje të tjera.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com