Çështjet e vjetra, Kotzias: Jemi
në rrugën e duhur për zgjidhjen 

Çështjet e vjetra, Kotzias: Jemi<br />në rrugën e duhur për zgjidhjen <br>
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias në një intervistë për mediat e vendit të tij ka folur për takimin me Bushatin në Kretë për çështjet e pazgjidhura mes dy vendeve. Ai është shprehur se kemi detyrë që të zgjidhim problemet mes dy vendeve ndërsa procesi është në rrugën e duhur.

Brenda historisë së përbashkët të dy popujve tanë, u krijuan ndërvarësi të shumta, linja konflikti, por edhe mundësi miqësie. Duhet të zgjidhim problemet e së kaluarës, të punojmë për të mirën sot dhe të sigurojmë një agjendë pozitive bashkëpunimi për të ardhmen.

Sa i përket problemeve dhe mundësive për veprim të përbashkët, disa i interesojnë më shumë palës shqiptare dhe të tjera palës greke . Përballimi i tyre në mënyrë të përbashkët përbën atë që në teorinë e negociatave quhet zgjidhja –paketë, sepse merret në konsideratë asimetria ekzistuese e interesit për tema të ndryshme.

Mendoj se jemi në rrugën e duhur për t’u drejtuar në një marrëveshje që do jetë pozitive për të dy palët” deklaroi ai. Pas takimit në Kretë do të ketë një tjetër takim mes Bushatit dhe Kotzias këtë herë në Shqipëri për të dalë me një përfundim. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato