Çështjet Europiane për Grupkapitullin 6, Tabaku: Procesi i integrimit mbetet i bunkerizuar, vetëm kriteri gjeostrategjik i përmbushur!

Çështjet Europiane për Grupkapitullin 6, Tabaku: Procesi i integrimit mbetet i bunkerizuar, vetëm kriteri gjeostrategjik i përmbushur!

Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit për Çështjet Europiane

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Çështjeve Europiane për Grupkapitullin 6, zhvilluar me dyer të mbyllura, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësimin se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian “po zhvillohet në një mënyrë të mbyllur dhe të bunkerizuar, duke injoruar bizneset dhe shumicën e shqiptarëve”.

Tabaku theksoi se deri më tani, i vetmi kriter i përmbushur është ai gjeostrategjik, ndërsa kriteret e tjera mbeten të papërmbushura dhe kërkojnë një analizë të thellë dhe një diskutim publik gjithëpërfshirës.

"Procesi i integrimit nuk mund të mbështetet vetëm në pozicionin gjeostrategjik të Shqipërisë. Është jetike që bizneset, shoqëria civile dhe qytetarët të përfshihen në këtë proces. Mbajtja e këtij procesi në dyer të mbyllura është një tjetër tregues i mungesës së transparencës nga ana e qeverisë", deklaroi Tabaku.

Sipas kryetares së Komisionit të Çështjeve Europiane, diskutimet për grupkapitujt kyç, si ai i tregtisë së jashtme, janë të një rëndësie kritike për nxitjen e investimeve dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Megjithatë, qeveria vazhdon të mbajë një qasje të mbyllur, duke lënë jashtë aktorët kryesorë të këtij procesi.

"Bizneset shqiptare, të cilat janë motori i ekonomisë, nuk janë përfshirë në asnjë hap të këtij procesi. Diskutimet për kapitujt si tregtia e jashtme dhe marrëveshjet tregtare janë thelbësore për krijimin e një klime investimi, por qeveria vazhdon t’i injorojë", theksoi deputetja demokrate, njëkohësisht kryetare e Komisionit për Çështjet e Europiane.

Ndërsa shtoi se mbajtja e këtij procesi vetëm në rrethe të ngushta zyrtarësh që udhëtojnë në Bruksel është e papranueshme dhe një dëm i madh për të ardhmen e vendit.

"Ne nuk mund të kemi një proces që ekziston vetëm në letër, që udhëhiqet nga një grup i vogël zyrtarësh pa përfshirë bizneset dhe qytetarët shqiptarë. Kjo qasje i lë bizneset të papërgatitura për të përballuar sfidat dhe mundësitë e integrimit në BE", u shpreh Tabaku.

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 11:38

    Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?



×

Lajmi i fundit

Ushqimet kundër stresit, ç’duhet të hani për të përmirësuar humorin

Ushqimet kundër stresit, ç’duhet të hani për të përmirësuar humorin