Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) bën me dije se çështjet më komplekse mund të zgjasin përtej afatit prej 6 muajsh, deri në 2 vite.

Për një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale SPAK shprehet se për të përfunduar këto procedime, angazhohet një prokuror i posaçëm dhe dy hetues, duke garantuar kështu një trajtim më të specializuar dhe të thelluar të rasteve.

“Çështjet komplekse zgjaten përtej afatit prej 6 muajsh deri në 2 vjet. Për t’i përfunduar këto çështje angazhohet një prokuror i posaçëm dhe dy hetues”, shkruan SPAK.

Foto: Njoftimi i SPAK në rrjetet sociale