CEZ, 'Ligjet' rrëzojnë PD, ndryshime
kushtetuese për hetim ndërkombëtar?

CEZ, 'Ligjet' rrëzojnë PD, ndryshime<br />kushtetuese për hetim ndërkombëtar?
TIRANE - Deputetët e Partisë Socialiste në Komisionin parlamentar të Ligjeve kanë rrëzuar kërkesën e demokratëve për hetim ndërkombëtar të asaj që opozita e quan "afera CEZ". Deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në këtë komision kuvendor kanë abstenuar gjatë votimit të projektligjit të hartuar nga opozita, përmes të cilit kërkon ngritjen e një grupi ekspertësh të huaj për hetimin e çështjes CEZ. Edhe pse kjo kërkesë u rrëzua, deputetët e mazhorancës ngritën nevojën për rishikime kushtetuese të cilat i hapin rrugë hetimit ndërkombëtar të çështjeve sensitive.

....
Deputetët socialistë kanë argumentuar më herët se ky propozim i demokratëve bie ndesh me Kushtetutën dhe Kodin e Procedurës Penale duke cenuar parimet , gjë e cila është evidentuar edhe në përgjigjen e Prokurorit të Përgjithshëm.
 
"Cenohen tre parime shumë të rëndësishme kushtetuese, i sovranitetit, i terrorialitetit dhe  parimi i kompetencës", - tha Ulsi Manja.

Por për demokratët argumentet e kundërshtare nuk qëndrojnë dhe kanë vetëm një qëllim shmangien e hetimit ndërkombëtar për çështjen CEZ. Por ndryshe nga sa akuzonin në fillim se i përfshirë pas kësaj afere është kryeparlamentari Ilir Meta, nga demokrati Eduard Halimit akuzat u artikuluan vetëm për kryeministrin Edi Rama. 

"Deputetët e Partisë Socialiste nuk duan që Edi Rama të hetohet ndërkombëtarisht për aferën CEZ", - tha Eduard Halimi.
 
"Ju nuk e futët me procedurë të përshpejtuar sepse ishte me 3/5. Ju e cilësuat të tillë. Jo ne. Se të ishte i thjeshtë për ne do ishte shqyrtuar para 8 javësh. Cdo veprim procedural do të jetë atribut i prokurorisë shqiptare", u shpreh demokrati Oerd Bylykbashi. 

"Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në këtë projektligj do të zbatohet një më një. Prokuroria shqiptare po zhvillon hetime, dhe ka një procedim të filluar, ka persona të arrestuar, ky projektligj tenton të bllokojë hetimin e çështjes CEZ", - tha Ulsi Manja.
 
Pro hetimit ndërkombëtar është shfaqur edhe deputeti Nard Ndoka i cili kritikoi opozitën e mazhorancën për vendimet e marra ndër vite mbi kushtetutën. 
 
"Nuk ju ka penguar kush të hetoni CEZ, Gërdec e 21 Janar. Mos e përdorni si presion kur opozita sjell ndonjë propozim dhe një palë akuzon palën tjetër", tha Ndoka

Megjithë debatin e zhvilluar kryetari i komisionit Fatmir Xhafa tha nuk është kundër hetimeve ndërkombëtare por më parë duhet ndërhyrë në kushtetutë dhe në Kodin e Procedurës Penale
 
" Personalisht do të luftoj që ne të kemi një parashikim kushtetues që të na lejojë hetim ndërkombëtar për çështje sensitive. Kjo do të kërkojë një rregullim të nevojshëm kushtetues dhe po aq të domosdoshëm, një parashikm të qartë në Kodin e Procedurës Penale duke ruajtur integritetin e institucioneve shqiptare. Ky ligj është i pamundshëm për tu miratuar", tha Xhafaj. 

Edhe deputeti i PS, Vexhi Muçmata njëkohësisht ish-prokurori i Tiranës tha se duhen bërë ndryshime të Kushtetutës për Kodin e Procedurës, pasi prokuroria është i vetmi organ që ka kompetencat e hetimit. 

“Projektligji për hetimin ndërkombëtar për çështjen e CEZ duhet rrëzuar në parim. Të ndryshojmë Kushtetutën dhe Kodin Penal për hetimin ndërkombëtar të CEZ. Të gjejmë një zgjidhje tjetër për hetimin ndërkombëtar që t’i qëndrojë kohës. Vetëm prokuroria ka kompetencat e hetimit”, u shpreh Muçmata.

Por sipas Eduard Halimit projektligji i paraqitur nga opozita nuk cenon kompetencat e Prokurorit te Përgjithshëm.

Socialistët në këtë komision thanë se ka çështje të tjera më madhore që kërkojnë hetimin e ndërkombëtareve, si Gerdeci dhe 21 Janari.

"Nëse doni ekspertizë të huaj, si në rastin e Azem Hqjdarit, ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë. Ka dy cështje më të mëdha se cështja CEZ që kanë të bëjnë më jetën e qytetarëve drejtpërdrejt. Janë 26 të vrarë në Gërdec dhe 4 jetë në 21 janar. Jeta e një njeriu nuk krahasohet me asnjë vlerë leku. Ne jemi të hapur për hetimin e cdo cështjeje që kërkon drejtësi. Shpreh gatishmërinë e mazhorancës për të kërkuar me vendim të kuvendit me ekspertizë të huaj: Gërdëci, 21 Janari, CEZ", - u shpreh socialisti Ulsi Manja. 

Në projektligjin e propozuar nga opozita, kërkohet që një grup ekspertësh të huaj t’i atashohen grupit të hetimit. Të huajt do të duhet të zhvillojnë hetimet, por do të jetë Prokurori i Përgjithshëm që do të çertifikojë hetimet me firmën e tij në fund të procesit

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike