TIRANE- Hetimi nga prokurorë të huaj i skandalit të pretenduar në CEZ, nuk mund të kryhet, pasi një veprim i tillë është antikushtetues. Studiuesi i të drejtës kushtetuese, Sokol Hazizaj, shpjegon për Shqiptarja.com se hetimi i çështjeve penale në Shqipëri, është përgjegjësi kushtetuese vetëm e Prokurorisë shqiptare. Nëse do të sillej një prokuror i huaj për një çështje të caktuar, si kjo e hetimit të skandalit në CEZ, atëherë do të shkelej Kushtetuta, në tre parimet themelore të saj.

“Hetimin e çështjeve penale në Republikën e Shqipërisë e ka Prokuroria shqiptare, në të kundërt do të cenoheshin tre parimet e Kushtetutës sovraniteti, territorialiteti dhe juridiksioni i institucioneve hetuese shqiptare”,-shprehet konstitucionalisti Sokol Hazizaj. Megjithëkëtë, eksperti thotë se nga agjencitë e huaja, vendi ynë, ashtu si dhe herë të tjera, mund të marrë ndihmë në nivel ekspertize, për të hetuar fakte të caktuara juridike. “Ne jemi pjesë e Konventës Evropiane të Ndihmës së Ndërsjellët Juridike.