CEZ-i PD kërkesë Metës: Përfshi 
në Kuvend hetimin ndërkombëtar
PDF/Kërkesa për hetimin ndërkombëta

CEZ-i PD kërkesë Metës: Përfshi <br />në Kuvend hetimin ndërkombëtar<br />PDF/Kërkesa për hetimin ndërkombëta
Partia Demokratike i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, nëpërmjet një shkrese zyrtare, përfshirjen në kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit të projektligjit për hetimin ndërkombëtar të CEZ.

Në shkresë PD nënvizon se nuk ka më asnjë justifikim kundërshtimi i kësaj pike,  duke parë që dhe vetë Meta ka votuar pro në seancën e dy javëve më parë,  ku u diskutua shqyrtimi në procedurë të përshpejtuar të kësaj kërkese. Tashmë kërkesa e PD-së do të duhet të shqyrtohet në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.
 
Megjithatë, kërkesa e PD-së për hetimin ndërkombëtar është kundërshtuar nga Partia Socialiste. Për PS Shqipëria është vend kandidat për integrimin në Bashkimin Evropian ndaj dhe i ka kapacitetet që të hetojë këtë çështje. Ndërsa i është kërkuar dhe ekspertëve të FBI të asistojnë në këtë hetim. 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'