CEZ-i, Pronat dhe Kodi Penal, ja
si u ndanë votat e mazhorancës
Seanca maratonë e Kuvendit të premten e kaluar zgjati deri në orën 02:00 të mëngjesit të së shtunës, atëherë kur deputetët hodhën në votim projektligje dhe disa ndryshime në Kode të rëndësishme të konsideruara "sprovë" për mazhorancën. Kjo pasi për miratimin e tyre duhej të garantohej minimumi 84 vota, pasi kërkojnë shumicë të cilësuar. Shqiptarja.com zbardh votimin që deputetet kanë kryer për ndëryshimet në Kodin Penal, ligjin e pronave dhe hetimin e CEZ.
TIRANË - Seanca maratonë e Kuvendit të Shqipërisë të premten e kaluar zgjati deri në orën 02:00 të mëngjesit të së shtunës, atëherë kur deputetët hodhën në votim projektligje dhe disa ndryshime në Kode të rëndësishme të konsideruara "sprovë" për mazhorancën. Kjo pasi për miratimin e tyre duhej të garantohej minimumi 84 vota, pasi kërkojnë shumicë të cilësuar.
Shqiptarja.com ka mundur të zbardhë votimin që deputetet kanë kryer për ndryshimet në Kodin Penal që ashpërsojnë dënimet për biznesmenët që bëjnë evazion fiskal, në projektligjin për trajtimin dhe kompensimin e pronës, si dhe në projektligjin për hetimin ndërkombëtar të CEZ.
Kodi Penal, mazhoranca e plotë pa Blushin, Dule kundërPër ndryshimet në Kodin Penal që lidhen me ashpërsimet në kuadër të luftës kundër informalitetit, mazhoranca ka mundur të sigurojë 84 votat, nga PS, LSI dhe PDIU, deputetët e të cilave kanë votuar pro. Vangjel Dule i PBDNJ-së votoi kundër, ndërsa Ben Blushi ka abstenuar. Ndryshimet në Kodin Penal kaluan në Kuvend me 84 vota proa, 40 kundër dhe 1 abstenim.
PS ka 61 deputetë, LSI 20 dhe mazhoranca mundi të sigurojë edhe votat e aleatit tjetër, deputetëve të PDIU-së që kryesohet nga Shpëtim Idrizi.
CEZ-i, Braho dhe Mamo "devijojnë" nga vota e mazhorancësNë projektligjin për hetimin ndërkombëtar të CEZ, kërkuar nga demokratët, bie në sy se ndryshe nga deputetët e tjerë të PS, LSI dhe PDIU që votuan "kundër" për ta rrëzuar këtë draft, Spartak Braho i LSI-së dhe Omer Mamo i PDIU-së kanë votuar "pro", pra që hetimi ndërkombëtar i CEZ të bëhej. Votave të koalicionit qeverisës i është bashkuar edhe Vangjel Dule i PDIU-së. Ndërkohë, vetë kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi dhe deputeti i partisë së tij Aqif Rakipi kanë abstenuar, ku nuk kanë munguar edhe abstenimet nga disa deputetë të LSI-së. Kjo kërkesë u rrëzua me 63 vota kundër, 52 pro dhe 1 abstenim.
PDIU, Blushi dhe Dule kundër "Pronave", abstenon MajkoPavarësisht takimit që Idrizi mbajti me deputetët e tij të premten para seancës, duket se qëndrimi i tyre nuk është unifikuar. Në ligjin për pronat vetë kryetari Idrizi dhe dy deputetët Tahir Muhedini e Aqif Rakipi votuan kundër, e bashkë me ta ishte edhe vota e socialistit Ben Blushi dhe Vangjel Dule i PDIU-së. Bie në sy se për këtë projektligj ka ardhur edhe një abstenim nga deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko. Ky ligj kaloi në seancën maratonë të Kuvendit me 78 vota pri, 44 kundër dhe 1 abstenim.
Më poshtë ju sjellim të plota, votimet e deputetëve:
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47.8%
-
Trump
48%
-
S'kam mendim
4.2%
Vota total: 10644
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lamtumirë Joe Biden! Presidenti që ‘shëroi’ ekonominë, por nuk e kuptoi ëndrrën e re amerikane
6 Nëntor, 02:10
-
Harris kryeson në Virginia dhe North Carolina, Trump në South Carolina dhe Ohio
6 Nëntor, 01:58
-
Zgjedhjet në SHBA/ Katër shtetet e para, Trump 23 vota elektorale, 3 për Harris
6 Nëntor, 01:51
-
CNN: Trump përpara në Florida dhe Virxhinia, Harris në New Hampshire
6 Nëntor, 01:34
-
Projeksioni i CNN: Trump kryeson në Xhorxhia me 51%, Harris me 48.5%
6 Nëntor, 01:27
-
Bernie Sanders fiton në Vermont dhe rizgjidhet për herë të katërt senator për Demokratët
6 Nëntor, 01:20
-
Zgjedhjet në SHBA, Trump thirrje: Shkoni votoni, ka ende kohë
6 Nëntor, 01:20
-
Zgjedhjet në SHBA, Felaj nga Los Angelos për Report Tv: Situata e qetë, pjesëmarrje e lartë e grave dhe të rinjve
6 Nëntor, 01:17
-
Rezultatet e para në Indiana dhe Kentaki, Trump kryeson me 71 dhe 64,8%, por janë zona republikane! Harris në Vermont
6 Nëntor, 01:00
-
Exit Poll i CNN: 46% e votuesve preferojnë Harris, 42% Trump! Gjysma e votuesve thonë se Trump është ‘shumë ekstrem’
6 Nëntor, 00:50
-
Alarmet për bomba në qendrat e votimit në 3 shtete, FBI: S’janë të besueshme
6 Nëntor, 00:41
-
Trump këmbëngul për mashtrim, tani edhe në Michigan
6 Nëntor, 00:38