"CEZ-i" PS mbron Metën, Balla:
Sulmi kundër tij u  gatua në SHQUP

Sulmi kundër tij u  gatua në SHQUP">
TIRANE- Partia Socialiste ka marrë në mbrojtje aleatin e saj më të madh, Ilir Meta. Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha se sulmi i organizuar ndaj Metës, është gatuar në kuzhinën e SHQUP­it. “Sulmi i mirëkoordinuar mundohet që të hedhë baltë në radhë të parë mbi kryetarin e Kuvendit, i cili nuk ka asnjë lloj lidhje me këtë çështje. Më e bukura ishte kur çohet zotëria dhe citon Hajsekun se ka thënë mik me ministrin e Jashtëm dhe shumë i lidhur më kryeministrin Berisha, por këtë ai nuk e lexon…

Unë e di pse bëhet e gjithë kjo, kjo maxhorancë nuk bie nga asnjë lloj historie që gatuhet në kuzhinën e SHQUP”,-tha Balla. Balla ju drejtua deputetëve të opozitës, duke u kërkuar që luftën e brendshme ta mbajnë nw selinw e PD. “Luli nuk i jep dot autobusit të vjetër të PD, jo patentë ti jepni ju… gjëja e falur nuk është hallall, është haram. Atij ja kanë falur PD, është e vështirë ta bësh këtë punë,”-tha Balla. Ndërkohë, kreu i LSI-së mbajti një fjalë të gjatë përpara deputetëve, duke thënë se ndaj tij po organizohet një operacion mafioz.

“Ka rreth një muaj që po kthehemi në dëshmitarë të një operacioni mafioz politik, mediatik dhe financiar për të përfshirë medoemos Kryetarin e Kuvendit në çështjen CEZ-DIA, përmes një propagande mashtruese, e cila nuk mbështetet në asnjë fakt dhe në asnjë provë, përmes financimit mafioz të emisioneve dhe të gazetarëve, të cilët fabrikojnë të pavërteta dhe natyrisht edhe të kolegëve të caktuar deputetë, të cilët bëhen zëdhënës këtu apo në media”-tha Meta. Kreu i Kuvendit tha se nuk ka qenë ai që në vitin 2011 sugjeroi Kastriot Ismailajn pranë CEZ, por tha se këtë e ka bërë ambasadori ynë i atëhershëm në Pragë.

“Në mënyrë eksplicite ka bërë të qartë që këtë propozim për z. Ismailaj, ia ka bërë Ambasadori i Shqipërisë në atë kohë, i cili ka qenë në këtë detyrë kohë më përpara se Ilir Meta të bëhej Ministër i Jashtëm, duke i thënë zotërisë në fjalë se ky person ishte një njeri i besuar i Ministrit të Jashtëm dhe i Kryeministrit, Sali Berisha.  Kjo është shumë e qartë dhe juve kjo gjë ndoshta nuk ju pëlqen, por ky nuk është një problemi im.

Unë nuk e besoj që z. Berisha ka qenë i implikuar në këto rekomandime dhe pse ambasadori ka qenë i emëruar prej tij, nuk ka qenë i emëruar prej meje, ka qenë edhe deputet i djathtë”,-tha Meta. Edhe pse kreu i legjislativit nuk ja përmendi emrin, ambasador i Shqipërisë në atë kohë në Çeki, ka qenë Qazim Tepshi, i cili ka ndërruar jetë pak kohë më parë.  Në vijim  të fjalës së tij, Meta tha se nuk do ta japë dorëheqjen, për sa kohë nuk ka asnjë provë kundër tij.

“Kur nuk keni prova dhe fakte, mos u konsumoni kaq shumë duke stërpërdorur Tom Doshin dhe Dritan Priftin për herë të tretë për të shpifur kundër Ilir Metës. Mos u bëni pjesë e këtij operacioni mafioz, politik, mediatik dhe financiar. Më kërkoni dorëheqjen mua, se u ka thënë kryetari i partisë, ia pafajshmi Lulzim Basha. Thatë ke dhënë dorëheqjen atëherë, jepe prapë tani. U mësuat keq me dorëheqjet e mia. Pse, sa herë që gjeni ju ndonjë mashtrues, ndonjë ngatërrestar, ndonjë mafioz, që të bëjë deklarata do të jap unë dorëheqje?”-tha Meta.
 

Balla: Pse Shkëlzeni fjeti në një hotel me Ismailajn në Pragë?
Taulant Balla tha se Kastriot Ismailaj i DIA­s hynte e dilte në zyrën e Berishës, e po ashtu ka qëndruar në të njëjtin hotel me Shkëlzen Berishën, djalin e ish­kryeministrit, në dy raste në çeki dhe Vjenë “Sa herë ka hyrë Kastriot Ismailaj në zyrën e Berishës? Kastrioti dhe një Rebeka…

Kur të akuzosh kundërshtarin politik, Metën se gjoja paska qenë në Pragë ti Sali se e dimë që ti nuk e kontrollon dot por si ka mundësi se në hotel Mandarinë në Pragë ka qenë edhe Shkëlzeni edhe Rebeka edhe Ismailaj …Sigurisht që kjo i takon institucioneve të drejtësisë ta hetojnë, por e njëjta situatë është përsëritur edhe në një hotel në Vjenë”,­ tha Balla.

Bode­ - Metës: Nuk je i pastër në këtë histori, DIA, patate e nxehtë
Ish­ministri i Financave, Ridvan Bode u shpreh i bindur se kryeparlamentari Ilir Meta nuk është i pastër në çështjen e shumëpërfolur të CEZ­it. Ish–ministri i Financave deklaroi se Partia Demokratike ka kërkuar hetim ndërkombëtar për këtë çështje dhe dorëheqjen e Ilir Metës, për t’i hapur rrugë një hetimi të plotë. “Shmanget arbitrazhin, ndoqët rrugën joligjore.

Ju mbeti patatja e nxehtë e DIA­s, që iu implikon. Le ta nxjerrë hetimi ndërkombëtar kush është i implikuar, përse hallakateni, i largoheni si djalli temjanit kërkesës time për hetim të shpejtë, të pavarur të gjithë heshtjeve që lidhen me këtë aferë. Apologjia juaj më bindi edhe më tepër se ju nuk jeni i pastër në këtë histori”,­ deklaroi Bode.

Menjëherë është përfshirë në debat Ilir Meta: “Zotëri ke ndonjë shkresë te të lutem? E ke fjalën për shkresën time apo për tënden. Se shkresa jote është shumë më e rëndë dhe pas shkresës tënde u krijuan ato kompanitë e borxheve”.

Bode ka kërkuar qetësi nga kryeparlamentari. “Me qetësi dhe durim…kjo letër që ju e tundni si gjethe fiku s’ka të bëjë me ulje çmimi, por me detyrimin e institucioneve të shtetit për të respektuar letrën e angazhimit të qeverisë dhe deklaratën rregullatore”,-tha Bode. Kreu i vendit ju përgjigj se KESH e kishte denoncuar çështjen. “E cila favorizonte CEZ, ato që ke kërkuar ti favorizojnë CEZ ke përgjigjet e drejtorit të KESH të asaj kohe thuaj të vërtetat tamam”,-tha Meta. Bode u përgjigj me një pyetje, kur tha se e gjithë kjo histori e devijuar me qëllim ka disa pikëpyetje, ku kryesorja është se pse u tërhoqën në arbitrazh. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 2 Tetor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool