CEZ-i tensionon Kuvendin 
Noka i sulet Ramës në foltore

CEZ-i tensionon Kuvendin <br />Noka i sulet Ramës në foltore
TIRANE -Deklarata e kryeministrit Edi Rama për arbitrazhin me kompaninë çeke CEZ, provokoi tension në sallën e Kuvendit. Kreu i qeverisë u shpreh se paraardhësit nuk bënë asgjë për gjyqin në arbitrazh, duke e bërë të pamundur mbrojtjen e çështjes në gjyq, gjë që sipas tij, e konfirmon edhe studio ligjore e pajtuar nga pala shqiptare. Rama i quajti të pafytyrë demokratët, të cilët i quajti “abuzuesit e djeshëm dhe akuzatorët e sotëm”. Kjo solli reagimin e deputetëve opozitarë Flamur Noka dhe Jozefina Topalli. Ish ministri i Brendshëm iu drejtua foltores së Kuvendit gjatë kohës që fliste Rama, duke bërë që të ndërhynin edhe forcat e sigurisë, të cilët shmangën përplasjen fizike. 

Tension në sallën e Kuvendit, ndërpritet seanca
 
Rama: Jeni të pafytyrë, s’keni lidhje me demokracitë funksionale, por me sulltanatet dumbabiste
Noka dhe Topalli, Metës: Nxirre jashtë për thyerje etike.
Rama: Jozefinë, qeshu, por nuk je më në moshën ku rinia është e jotja.  
Topalli: Vazhdo, fol, se atë punë ke.
Edi Rama: Ku t’i gjenin konsulentët këta, këta kishin Dollapin atje. Dhe u shndërrua në Dollap të kryeministrit. U bënë dy 21 janarë, për të cilët duhet të mbash përgejegjësi. Ky është fundi i botës, sic thotë një miku im deputet nga Vlora.
Rama: Kjo nuk është Republikë bananesh. Ta nxisim prokurorinë që në hetim të thërrasë hetues ndërkombëtarë, qoftë edhe nga FBI.
Noka: Ke të drejtë, nuk është republikë bananesh, por republikë hashashi. Ku i ke turkoshakët?
Strazimiri: Po ti je parizien ore...
Edi Rama: Pse kryeministri i kohës nuk celi menjëherë hetimin për CEZ? Rritja e cmimit të energjisë, duke urdhëruar ERE, është një tjetër cështjë për hetimin. Abuzuesit e djeshëm, janë sot akuzatorët kryesorë. Në zyrën ku jam unë sot dhe ky ishte dje paraardhësi im, janë bërë abuzimet më të mëdha, favore dhe pazare.
Berisha: Ti je aksident. Po, po, je aksident.
Rama: Për kontratën e CEZ janë bërë favore. Dhe lista e të favorizuarve është nga këshilltarja e paraardhësit, ministra dhe drejtuesi i ERE, Ky i fundit u shndërrua në zëdhënës të orekseve politike dhe financiare të pushtetit të djeshëm, marrëdhënie e ndërtuar në kurriz të këtij populli. Kjo nuk mund të vazhdonte gjatë dhe erdji dita që të dilte jashtë kontrollit se cfarë kërkonte njëra palë s’e kërkonte tjetra. Vetëm kjo që nuk ka lidhje me demokracitë funksionale, por me ato sulltanatet dumbabiste.
Edi Rama: Këta i bien fyellit për ditë se mund të fitonim në arbitrazh, por nuk bënë asnjë padi. Duke harruar se kompania e përzënë me dhunë, do të shkonte në arbitrazh. Shkuan ata dhe paditën Shqipërinë dhe nga ana e autoriteteve shqiptare nuk u mor asnjë veprim nga asnjë institucion. Kjo dëmtoi rënë të drejtat tona ekonomike në këtë proces. Gjatë periudhës pas heqjes së licencës, nuk bënë asgjë për të mbledhur dhe evidentuar dokumentet, këta dhe letrat e shtetit janë dy epoka që s’kanë lidhje me njëri tjetrin. I pamë dokumentet e kryeministrisë me dosje që kalbeshin më katin e parë në shoqërinë e sektetve që këta bashkëjetonin. Nuk bëtë asnjë përpjekje për në arbitrazh.
Studio ligjore argumenton se pretendimet e palës shqiptare bëhen të vështira për tu vërtetuar në arbitrazh. Shikoni se ç’thotë avokati dhe kjo do të thotë se jeni të pafytyrë. Jeni të pafytyrë.
Flamur Noka: Ca thotë ky mo?
Topalli: Nxirre përjashta për thyerje të etikës.
Deputeti i PD, Flamur Noka i drejtohet foltores. Ndërpritet seanca.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës