TIRANË – Qeveria e Çekisë i tërheq vëmendjen qeverisë shqiptare për të zgjidhur mosmarrëveshjet që ka prej kohësh me kompaninë CEZ, e cila ka marrë me koncesion shërmbimin e furnizimit me energji të shqiptarëve.
Kryeministri çek Petr Necas ka vizituar sot për pak orë Tiranën, ku është takuar me kryeministrin Berisha. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, kryeministri çek i kujtoi kryeministrit Berisha se CEZ është një ndër kompanitë kryesore evropiane dhe një marrëdhënie më e mirë e qverisë me të, do të vlerësohej nga Evropa.
“Jam siguruar nga Berisha që edhe pala shqiptare ka interes për bashkëpunim të suksesshëm me CEZ. Dimë që ka patur mosmarrëveshje dhe shpresojmë që do t’i zgjidhim ato. Problemi me CEZ dhe zgjidhja e situatës do të jetë një sinjal kyç edhe për Evropën, pasi CEZ është një 5 ndër kompanitë më të mëdha energjetike të Evropës. Berisha me siguroi se pala shqiptare do bëjë çmos që ta zgjidhë këtë”, tha kryeministri i Çekisë.
BERISHA
Në përgjigjen e tij, kryeministri Berisha ka pranuar mosmarrëveshjet me kompaninë CEZ. Në prani të homologut Necas, ai ka pohuar se problemet do të zgjidhen.
“Fakti se aty ku krijohen probleme, ne i diskutojmë së bashku për zgjidhjet më të ndershme e më të drejta është në favor të asaj që besojmë. Garantova se jemi të interesuar plotësisht për sukesin e CEZ dhe ramë dakord të bashkëpunojmë për të arritur një histori suksesi”, deklaroi kryeministri Berisha.
INTEGRIMI
Kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se Republika e Çekisë i kanë dhënë një mbështetje të fuqishme Shqipërisë integrimin në BE.
“100 vjet Pavarësi, Shqipëria ka patur gjithnjë mbështetje nga kombi çek dhe Republika Çeke, por natyrisht në axhendën e bisedimeve vend kryesor zë perspektiva e këtyre marrëdhënieve në të gjitha fushat. Kryeministri më garantoi se Çekia mbështet plotësisht perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE. Ne e marrim integrimin si një proces të bazuar mbi meritën dhe performancën e reformave”, tha Berisha.
Berisha bëri me dije se gjatë takimit “tete a tete” me homologun Necas, diskutuan për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e kulturës, e të tjera, por me një theks në veçantë në fushën ekonomike, nxitjen e investimeve çeke në fushën e energjisë, minierave, etj.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Berisha: Shqipëria superfuqi e energjisë së rinovuar