Kompania “CEZ Shpërndarje” bëri të ditur se për shkak të mbingarkesës do të kemi ndërprerje të alternuara të energjisë në të gjithë vendin.

CEZ Shpërndarje ka njoftuar se do të ketë ndërprerje në disa zona të Tiranës dhe në periferitë e disa qyteteve të vendit. Stakime të energjisë do të ketë në Kombinat, Yzberisht, Ndroq,Vaqarr dhe Mëzez. Gjithashtu, mbingarkesa e nënstacionit të Sharrës rëndon nënstacionin e Selitës dhe e detyron CEZ-in të kryejë ndërprerje të alternuara për Selitën, Saukun, Kodrën e Diellit dhe bllokun Vasil Shanto.
Ndërkaq, do të ketë kufizime gjithashtu edhe në periferitë e Tiranës dhe zonës së Krujës dhe Fushë Krujës.

Prej ditësh, sipas CEZ, për shkak të mbingarkesës, prej të ftotit që ka pllakosur vendin, i jemi rikthyer marrjes së energjisë elektrike me kufizime. ah/Shqiptarja.com/