CEZ, Meta: Mbështes 'doktorin' jo
Bashën.Berisha:Dallon nga Rama

CEZ, Meta: Mbështes 'doktorin' jo<br />Bashën.Berisha:Dallon nga Rama
TIRANË - Dy ish-aleatët në qeverisjen e djathtë Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë shprehur hapur mbështetjen ndaj njëri-tjetrit sa i përket skandalit me ish-kompaninë CEZ që shpërtheu pas mashtrimit të administratorit Kastriot Ismailaj me mbledhjen e borxheve. Dhe pse në distancë, kreu i LSI-së Meta dhe deputeti demokrat Berisha kanë përgëzuar propozimet që të dy kanë bërë për hetim ndërkombëtar të kësaj afere. Sikurse Meta shprehu pakënaqësi për propozimin e kreut të PD Basha qe sipas tij kerkon "mos hetim nderkombetar", edhe lideri historik i së djathtës kishte rezervat e tij për kryeministrin Rama të cilit i kërkoi të pranojë hetimin nga prokurorë të huaj për këtë skandal.
...
Meta: Mbështes propozimin e Berishës por jo të “pafajshmit” Basha
Kryeparlamentari Ilir Meta, njëherësh kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, pati një ditë intensive takimesh këtë të martë, i pari me kreun e shtetit Bujar Nishani dhe i dyti me kreun e PDIU-së, njëherësh nënkryetarin e Kuvendit Shpëtim Idrizi. Pas takimit me këtë të fundit në kafen e hotel Rogner në kryeqytet, gazetarët ishin kureshtarë të mësonin qëndrimin e Metës lidhur me projektligjin që demokratët kanë dorëzuar në Kuvend për hetimin ndërkombëtar të CEZ, hetim i cili kushtëzohet vetëm për kompaninë DIA të Ismailajt, që do të mblidhte borxhet ndaj CEZ-it.
 
Për kryeparlamentarin Meta ka një ndryshim të qartë mes hetimit të “cunguar” që kërkon lideri i opozitës dhe propozimit që ka bërë Berisha për hetim të plotë që nga privatizimi i CEZ. Ndaj, Meta e pati të lehtë të shprehë mbështetjen për ish-kryeministrin dhe dallimin e tij nga Basha ndaj të cilit ironizoi duke e quajtur “të pafajshëm”.
 
“Janë dy gjëra të ndryshme ajo që ka kërkuar i pafajshmi Basha dhe ajo që ka kërkuar zoti Berisha. Unë kam mbështetur kërkesën e zotit Berisha për hetim ndërkombëtar nga dita e parë që ka ardhur CEZ deri sot që flasim bashkë. Basha ka kërkuar diçka tjetër, ka kërkuar mos hetim ndërkombëtar.  Kur unë them po kjo punë ka mbaruar, ju e dini mirë dhe e di edhe doktori”, - tha Meta.
 
Berisha: Përgëzoj Metën, ka dallim nga Rama
Kreu i LSI-së akuzohet nga opozita se fshihet pas aferave korruptive të kompanisë DIA dhe është vënë nën sulmin e selisë blu përmes deklaratave të shumta zyrtare, edhe nga vetë lideri Basha. Por në një tjetër linjë, deputeti i PD-së Berisha shfaqet krah Metës për një hetim ndërkombëtar në themel të çështjes së CEZ-it. Edhe për ish-kryeministrin Berisha ka një dallim të qartë mes Metës dhe aleatit aktual në qeverisje, Edi Ramës.
 
“Unë kam akuzuar si kryeministrin dhe Ilir Metën por ka një dallim. Ilir Meta u bashkëngjit me kërkesën time për hetim ndërkombëtar dhe unë këtë e vlerësoj. Ai kërkon të bëhet hetim ndërkombëtar. Unë dua që të bëhet një transparencë e plotë për të gjitha dhe jo për pengmarrje në aleancën e qelbësirave”, tha Berisha në një bashkëbisedim të gjatë që pati këtë të martë me gazetarët.

Lideri historik i së djathtës kërkoi bashkim votash në Kuvend për t’i thënë PO hetimit ndërkombëtar. Apeli i tij ju drejtua kryeministrit Rama, pasi siç tha ai, Meta tashmë e ka pranuar këtë gjë.

“Zoti Meta e ka pranuar këtë hetim e përgëzoj. Zoti Rama të marrë minimumin e përgjegjësisë për interesin e shqiptarëve”, u shpreh Berisha.

Meta: Basha me akuzon se kam respekt per Berishen
Dy ditë më parë, Meta tha se pas lumit të akuzave që i adreson Basha, fshihet pikërisht respekti që ai ndan për Berishën. Meta e quajti të çuditshëm faktin që kryedemokrati Basha kërkon dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit dhe jo të kryeministrit, duke thënë se është i vetmi kryetar opozite në botë që e bën këtë.

Është i vetmi kryetar opozite, i cili në vend që të kërkojë dorëheqjen e Kryeministrit, siç kërkohet në përgjithësi nga kryetarët e opozitës në të gjithë Europën dhe botën, kërkon vetëm dorëheqjen e Kryetarit të Kuvendit. Dhe unë e kuptoj se kush është arsyeja e vërtetë: është pakënaqësia e tij e thellë për respektin maksimal që unë tregoj, jo thjesht ndaj demokratëve në Parlament, por sidomos edhe ndaj liderit historik z. Berisha, duke i dhënë mundësinë të shprehë pa kufizim në tërësi, mendimet dhe qëndrimet e tij politike”, u shpreh Meta. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool