TIRANE- CEZ Shpërndarje njoftoi se, për shkak të një defekti të rëndë në nënstacionin 220 kV Tiranë, i cili kontrollohet nga Operatori i Sistemit të Transmetimit, përgjatë fundjavës, nga ora 17.00 deri në 21.00 do të ketë ndërprerje të alternuara të energjisë për zonat qyteti Laç, Fushë Gjorm, Fshat Laç, Mali i Bardhë, Shet, Skurraj, Selitë, Gërnac, Fushë Krujë, Borizanë, Thumanë, Nikël, Derven, Luz, Budëll, Bubq, Mamurras, Zona e autostradës, Krujë, Malësia e Krujës, Bërxull, Fushë Kamëz, Tapizë, Laknas, Valias, Çekrez, Domje, Kashar, Unaza e Re, Bathore, Paskuqan, Zona e shinave të trenit, Babrru, Paskuqan, Tufinë, Vorë dhe Fushë Mëzez.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)











