CEZ në borxhe, Brace:
Paga e drejtorit, 66000 euro
Ka kohë që kompania ceke CEZ kërkon rritjen e çmimit të energjisë elektrike, gjë që është kundërshtuar ashpër nga ana e opozitës, e cila është shprehur sot në Kuvend se, vendi ynë ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike. Deputeti Erion Braçe është shprehur i indinjiuar nga fakti se drejtori i CEZ, që kërkon rritjen e çmimit të energjisë, ka një pagë prej 66 mijë euro në muaj.
Ka kohë që kompania ceke CEZ kërkon rritjen e çmimit të energjisë elektrike, gjë që është kundërshtuar ashpër nga ana e opozitës, e cila është shprehur sot në Kuvend se, vendi ynë ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike.
Deputeti Erion Braçe është shprehur i indinjiuar nga fakti se drejtori i CEZ, që kërkon rritjen e çmimit të energjisë, ka një pagë prej 66 mijë euro në muaj.
”66000 mijë euro në muaj rroga e drejtorit të CEZ!!! Dua një përgjigje si klient i CEZ!!! Ç’është kjo rrogë? Po tatim mbi rrogën a paguan ky zotëri? Sa paguan? Paska dhe një gjë tjetër: këto rroga u njihkan si shpenzime dhe u llogaritkan në argumentat e rritjes së çmimeve të energjisë që na shitet ne!”, është shprehur Braçe. Këtë deklaratë Brace e ka ripërsëritur edhe në hapsirën e tij në rrjetin social Facebook.
Deklarata e Braces ka shkaktuar irritimin e kryetares së parlamentit, Jozefina Topallit, e cila është shprehur se nuk u duhet marrë me detaje personale.
Ndërkohë që edhe deputeti Andis Harasani është shprehur i indinjuar mbi pagat e menaxherëve të CEZ. Harasani, ka akuzuar CEZ për mos respektimin e kontratës së nënshkruar me shtetin shqiptar dhe gjithashtu ka tërhequr vëmendjen mbi rrogat marramendëse të drejtuesve të kompanisë.
“Ne jemi të shqetësuar pasi 24 për qind të aksioneve të CEZ i ka shteti shqiptar. Shqetësimi jonë ka të bëjë me kërkesën për rritjen e cmimit të energjisë. Gjithashtu, ne s’kemi parë asnjë investim nga CEZ, por vetëm rritje rroge të drejtuesve të saj”, ka deklaruar Harasani në një prononcim për Top Channel. “CEZ nuk njeh ligjet e vendit ku operon dhe nuk njeh as kontabilitetin. Prova më e fortë për këtë është aplikimi i saj me regullatorët e energjisë. 375 mijë euro në vit është rroga për menaxherët e saj”, ka nënvizuar Harasani.
Ish-drejtori i përgjithshëm i KESH më tej u ka bërë apel institucioneve përgjegjëse shqiptare, që të zbatojnë si duhet ligjin dhe të mos bëhen palë me kompaninë ceke.
“Unë mendoj se ERE duhet të jetë i paanshëm, të respektojë ligjin dhe të mos bëjë lëvizje të cmimit. Në Parlament duhet të kërkojmë respektimin e kontratës së koncesionit, pasi CEZ sot është një kompani me humbje, nuk i paguan shtetit tatim fitimin, ka rreth 65 milionë euro detyrime dhe po fut në krizë sektorin e energjisë”, ka shtuar Harasani.
Reagimi i kompanisë ceke ishte i menjëhershëm. Kompania deklaroi se shifrat e përmendura nuk përkojnë me realitetin.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4245
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15