CEZ, Rama: Shqipëria fitoi nga
marrëveshja miqësore me çekët

CEZ, Rama: Shqipëria fitoi nga<br />marrëveshja miqësore me çekët
TIRANE-Kryeministri Rama ka dëshmuar sot në Komisionin Hetimor të CEZ që drejtohet nga opozita ku objekt ishte hetimi i zgjidhjes së marrëveshjes mes shtetit shqiptar dhe kompanisë çeke CEZ.
 
Kryeministri Edi Rama e cilësoi spektakolare, zgjidhjen miqësore që dha qeveria me çekët pasi arbitrazhi tha ai, do e dëmtonte vendin. Sipas kryeministrit, rrethanat përcaktuan zgjidhjen miqësore pasi në të kundërt Shqipëria rrezikonte kolapsin energjetik edhe financiar.

"Nuk ishte aspak e paramenduar. U kushtëzuam nga rrethanat, e pashmangshme. Rrezikonim kolapsin energjetik e financiar”.

Kreu i qeverisë u ngacmua nga pyetjet e Edmond Spahos, Gent Strazimiri e Jorida Tabaku.

Ai u përgjigj mbi zgjidhjen e konfliktit mes qeverisë shqiptare dhe çekëve me marrëveshje duke shmangur arbitrazhin. Rama mbështeti deponimet e ministrit të Energjitikës, Damian Gjiknuri mbi çëshjten.

VIDEO/Kryeministri Edi Rama dëshmon në Komisionin Hetimor për CEZ

 
Edmond Spaho: Pyetja e parë që desha të drejtoja, a është e vërtetë që marrëveshja ishte paravendosur dhe gjithçka tjetër ishte sa për të hedhur hi syve?

Edi Rama: Jo

Spaho: Kjo është përgjigja juaj

Rama: Po

Spaho: Nga sa keni deklaruar më përpara në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, kam dokumenta që vërtetojnë të kundërtën e kësaj që the

Vasilika Hysi: Jemi seancë pyetje përgjigje dhe jo komente

Spaho: Mos kini merajk se nuk po bëjmë as gjykatësin as prokurorin ai tha jo. Tani unë do i paraqes disa dokmenta z Rama që nuk përputhen me përgjigjen e tij. Zoti Rama jeni dakort?

Rama: Po shumë dakort

Spaho:  Negociatori ju sugjeroi palëvë që të sjellin  dokumentacionin për këto pretendime, jaku i keni. Sipas njoftimeve të korrespondecës, më 31 mars e ka njoftuar që marrëveshja është përfunduar është marrë vendimi. Ndërkohë sipas deponimeve të Gjiknurit, madje ju jap dhe korrespondencën. Ku thuhet se negociatat janë në pikën përfundimtare

Rama: Konfirmoj atë që ka thënë z Gjiknuri dhe nuk kam asnjë gjë për të shtuar.

Spaho: Po borxhet dhe një skedua për borxhet

Rama: Ky është opinion

Spaho: Jo janë në letra

Rama: Lexojmë të njëjtin dokument por ju e interpretoni ashtu, Unë di tu them atë që unë di dhe ajo që unë di është ajo që unë ju thashë. Nëse ju vijoni të nxirrni konkluzione mbi pikëpamjet tuaja kjo është e drejta juaj

Spaho: Unë nuk po ju jap qëndrime po ju lexoj

Rama: Tia lemë publikut të vendosë

Shalësi: Nuk i ndoq çështja me të ndjekurin në rrugë ligjore. Pse u synua zgjedhja me mirëkuptim dhe jo

Rama: Konteksti në të cilin ne morëm detyrën impononte ndërhyrje sa më të shpejtë për një situatë që ishte jashtëzakonisht e komplikuar. Mos harrojmë që në vitin 2013, humbjet ishin 50%, mos harrojmë që situata financiare ishte ajo që ishte dhe u detyruam të thërrasim zjarrfikësit e FMN, për një zgjidhje të shpejtë., Të gjitha rrethanat, previligjonin zgjidhjen e konfliktit, për shkak të të së kaluarës , qeveria shqiptare e kishte dobësuar pozicionin dhe ne trashëgonim atë pozicion dhe ne po rrezikonim një kolaps energjetik dhe financiar pa pasur asnjë shans për investime por ne i bëmë dhe investimet falë kësaj zgjidhje. Kjo është histori e njohur dhe plotësisht ë qartë për ata që duan ta kuptojnë

Spaho: Nuk qëndron ajo që thatë ju se nuk shkuat në arbitrazh se pozicioni i palës ishte i dobësuar. Ishte zgjidhja juaj që të mos shkoni

Rama: Grupi negociator profesor, ju e dini si ishte vendosur po ashtu dhe faktorë të tjerë kanë qenë pjesë e këtj procesi dhe pikëpamja jonë e konsoliduar ka qenë ajo që thashë. Ne gjendeshim në një pozicion të pamundur dhe e vetmja gjë që bëmë ishte ajo që bëmë dhe rezultatet flasin vetë

Spaho: Këtë nuk e  them unë, por jua ka thënë avokati juaj ndërkombëtar

Rama: Kam bërë më të mirën për vendin tonë. Pikëpamja prevaluese ishte zgjidhja miqësore e një konflikti ku Shqipëria nuk kishte asnjë shans të fitonte nëse do shkonte në rrugën e çelur nga pala tjetër e cila na kishte ftuar në arenë pasi iku me dhunë nga Shqipëria.

Spaho: Edhe avokati ndërkombëtar dhe dy firmat ju kanë rekomanduar ta coni në arbitrazh. Sepse kishin të paktën 350 milionë euro detyrime të papaguara dhe dëmi që duhej të pretendonte qeveria shqiptare ishte rreth 1 miliardë euro. Këto i keni me dokumente që i janë vënë në dispozicion qeverisë

Rama: Në dijeni në time ju kërkoni atë që doni ju, por nëse më keni thirrur mua, atëhere nëse ju pyesni unë e them, por un them atë që them unë jo atë që thoni ju

Spaho:  Gjiknuri tha se nuk jemi bazuar në analiza teknike e financiare, por morëm vendim,

Rama: Gjiknuri nuk ka thënë këtë dhe nuk ka shans ta thotë këtë dhe nuk ka thënë unë ha pula

Spaho: Nuk e di a ha pula Gjiknuri, por unë kam paraqitur dokumenta ku kundërshtohet kjo që thoni ju

Rama: Jeni ju në të drejtën tuaj të përcaktoni gjendjen ku ndodhej ministri. Unë konfirmoj atë cka tha ministri, mbështes atë cfarë është thënë, dhe mbështes faktin se mënyra sesi u zgjidh ai konflikt, ishte gjëja më e mira

Strazimiri: Dëshmitar, rezulton se CEZ i dretohej OST e KESH, 300 milionë euro, mirëkuptimi në këtë rast rezulton që të kesh 450 milionë euro pse ky mirëkutim dashuror ndaj cez kur sihit faturat në dorë

Rama: Unë mbështes gjithë referemin që iu ka bërë Gjiknuri për këtë çështje

Strazimiri: Jeni në dijeni se i është kërkuar z Bushle që të bëjë komente me cështjen

Rama: Lidhur me cështjet e hapura e dhashë qëndrimin, për cështjet e fshehta, hetoni denonconi, gërmoni dhe bëni gjithçka për të cilat paguheni. Unë di që procesi ka qenë spektakolar dhe zgjidhja ka qenë spektakolare. Sepse i dha zgjidhje një procesi që mund të kishte fundosur vendin

Strazimiri: Rrugë e gjatë që ka kushtuar 400 e ca milionë euro, por mund të kishit gjetur zgjidhje tjetër. Këtë zgjidhje spektakolare e kishit në mend që gjatë fushatës elektorale? Keni thënë që e përzunë CEZ në mënyrë barbare, me këtë mentalitet hytë në negociata për të zgjidhur kontratën, me 100 milionë e ca euro shtesë që duhet ta blinit këtë zgjidhje

Rama: Keni mbetur prapa me hetimin për mentalitetin.

Strazimiri: 450 mln euro

Rama: Unë nuk ju ndërpreva, ju mos më ndërprisni. Nuk duhet të kesh shumë mend dhe as shumë informacion për të dalë në konkluzionin se shpronësimi për të dalë nga një diktaturë ka qenë i duhuri. Ne zgjidhëm rrugën më të mirë për të të zgjidhur rrugën e gabuar që kishte marrë qeveria e mëparshme

Strazimiri: Atëhere para se të bëheshit kryeministër e kishit këtë synim

Rama: Këtë e thoni ju, unë thashë atë që thashë.

Strazimiri: Që e kishit më parë këtë synim

Rama: Që sjellja barbare ndaj shqiptarëve është e papranueshme

Strazimiri: Domethënë është e vërtetë

Rama: Tani po përgjigjesh ti se unë nuk thashë gjë...

Strazimiri: Që ishte barbari dhe duheshin 450 mln për të zgjidhur kontratën

Rama: Nuk kam përgjigje

Strazimiri: Ta gëzoni

Tabaku: A është e vërtetë që marrja e statusit u kushtëzua me marrëveshjen  

Rama: Është e vërtetë që pala çeke ka pasur pretendime shumë serioze lidhur me qasjen ndaj këtij problemi dhe në prag të marrjes së statusit qeveria ceke e ngriti me zë të lartë.

Tabaku: Pra marrëveshja nuk u negociua, por ishte vullnet politik siç tha Gjiknuri

Rama: Është e drejta juaj të dilnin në përfundimin tuaj që është komplet e kundërta me përfundimin tim. Çfarë doni të biem në konsensun me përfundimin tuaj?! Mos fyeni inteligjencën time me përfundimet tuaja.

Tabaku: Kjo është reciproke

Rama: Ka një ndryshim, unë jam dëshmitari dhe respektoni dëshmitarin

Tabaku: A ka qenë kusht zgjidhja e marrëveshjes me CEZ për dhënien e statusit

Rama: Është absolutisht e vërtetë dhe nuk mendoj se është për t'u çuditur duke parë si funksionin BE, që qeveria çeke ka pasur një pozicion shumë e ngurtë për shkak të kësaj cështje. A do qëndronte qeveria çeke deri në sekondën e fundit këtë nuk e dimë, por ekzistonte mundësia që të përdorte veto. Ashtu sikundër qeveria çeke bënte presion maksimal me idenë që ne ende jo as si kandidatë do kushtëzoheshim nga presioni.

Kam informuar disa nga vendet anëtarët duke e quajtur të papranueshëm presionin e çekisë, dhe ambasadorës ceke i kam bërë të qartë se me presion nuk merrni asgjë.

Ajo që ne duam është marrëveshje me mirëkuptim, por kjo marrëveshje do bëhet pa u lidhur mekonjukturat e tjera. Mund të shkonte drejt vetos në raste se nuk bëhej marrëveshja por mund…

Unë personalisht kam folur dy herë me kryeministri cek, një herë e kam takuar dhe njëherë kam folur në telefon por mua personalisht nuk më është përdorur fjala veto në mënyrë të prerë por më është lënë qartësisht të kuptohet dhe i kam lënë të kuptohet që duam marrëveshje por nuk hamë presionin se ne shqiptarët jemi pak të çuditshëm

Spaho: Po ju po e thoni për herë të parë

Rama: Blendi Fevziu ‘sma ka bërë këtë pyetje  po ta kishte bërë do i përgjigjesha. Nuk mendoj realisht që kushti ka qenë shprehimisht pa fleksibilitet. Në këndvështrimin tim ka qenë presion. Mund të ndodhte që marrëveshja mund të mos bëhej dhe atëherë mund të kishim një fakt, mund të ishte sjellë në mënyrë bllokuese ose jo, ishte në kontekst presioni nga ato që bëhen përditë .

Tabaku: Në dijeninë tuaj, a jeni njoftuar se avokati ndërkombëtar ishte përjashtuar nga grupi i negocimit

Rama: Raporte me avokatin i ka mbajtur institucioni përkatës, nuk kanë qenë raportet e mia

Tabaku: Ju ka nisur një email, ku ka ngritur shqetësimin

Rama: Ministria funksionon në këtë mënyrë, letrat që më drejtohen mua ju jepen për trajtim institucioneve me të cilat lidhen dhe si për të gjitha letrat e tjera dhe kjo letër ka njohur këtë rrugë. Ndryshe nga cfarë mund të duket apo thuhet, unë besoj shumë tek skuadra, përgjegjësia e secilit dhe delegimi i pushtetit. Unë jam i pari i një qeverie që funksionon si skuadër dhe të investoj besim në mënyrë që të funksionojë si duhet tek ata që kanë përgjegjësitë e tyre. Ndaj letra që thua ti, ka ndjekur rrugën e mijëra e mijëra, mijëra letrave që kanë ndjekur letrat

Spaho: Pse u përjashtua nga grupi negociator avokati dhe grupin e punës e keni ngritur ju dhe e keni përjashtuar avokatin ndërkombëtar. Ka vendim qeverie për këtë, edhe pse e paguani qindra mijëra euro këtë avokat dhe e nxorrët pa punë

Rama: Ju thoni që avokati të bëhet pjesë e qeverisë. Avokati është një faktor që ëhstë marrë në konsideratë nga grupi i punës dhe grupi i punës dhe grupi negociator kanë nxjerrë përgjegjësitë e tyre sepse atë përgjegjësi kanë pasur. Unë nuk di se cdo gjë që thotë një avokat është e mirëqenë, por nuk është avokati institucioni vendimarrës. Në një proçes ka reciprocitet, por jo vendimarrës. Ai merr vendime në tavolinën e gjykatës por jo si i qaset qeveria në një cështje

Spaho: Por ju nuk morët asnjë sugjerim nga avokati dhe për këtë ai ju ka shkruar

Rama: Nëse jeni i qartë atëhere ju jeni i qartë

Tabaku: Por letra ishte për një cështje sensitive, jo letër dosido që vijën me mijëra

Rama: Unë i qëndroj qëndrimit që ka dhënë ministri Gjiknuri rreth kësaj çështje

Spaho: Pse marrëveshjen me DIA nuk e sollët në parlament

Rama: Mbështes ministrin Gjiknuri në ato çfarë tha

Spaho: Më vjen keq që po mbroheni kaq dobët

Rama: Mua më bëhet qejfi që ju vjen kaq ëmbël kjo mbrojtja ime

Spaho: Po ju tha Banka Botërore që falini 450 milionë euro për tyë zgjidhur marrëveshjen me çekët

Rama: Si ka mundësi që asnjë institucion ndërkombëtar nuk na sugjeroi luftën dhëmb për dhëmb në arbitrazh por të gjithë sugjeruan zgjidhjen me mirëkuptim. Por BB e ka përshëndetur marrëveshjen me çekët  dhe e ka bërë duke firmosur një marrëveshje të madhe për investime. Shanset që Shqipëria të dilte e shkatërruar në një lufte qorre që e filluat ju, as zonja Tabaku jo e jo, me palën çeke, ishin absolutë, ndërsa mirëkuptimi ishte e vetmja rrugë. Keni pyetje të reja? Se po i vini vërdallë se kam lënë fëmijët tek Qendra e Kulturës duke më pritur. Se mos doni dhe foto me mua se jam si ariu Silva në kohën tonë

Spaho:  Ju e kishit detyrim ligjor të mbroni dhe nuk keni më argumenta të mbroheni dhe tani flisni për arinj. Ju japim mundësinë të luani me ariun Silva, por ju po vishni qëndrimet tuaja me qëndrime të tjera. Zgjidhje me mirëkuptim, mund të arrini por duke mbrojtur interesat e popullit shqiptar

Rama: A ju thoni dmth që mirë që u mirëkuptuat, por të ishit mirëkuptuar ndryshe. Tani ju që parë thatë pse nuk shkuat në arbitrazh që të përballeshit me armikun cek dhëm për dhëmb, por tani thoni mirë që keni gjetur mirëkuptim, por ta kishit gjetur ndryshe

(Helidon Bushati ndërhyn nga vendi)

Rama: Po leri Bushat mos ndërhy se je si te Champions Lige në kategorinë e tretë. Unë jam këtu për t'ju respektuar, por fyerjet nuk jua lejoj

Spaho: Treguat nivel të ulët

Bushati: Ti je ambulant i rrenës. Ti që flet për pula e zogj ti del këtu e na fyen. Je dëshmitar këtu dhe sillu si dëshmitar.

Rama: Po nuk ta dha fjalën pra, po bën tifozin në shkallët e stadiumit.

Bushati: Isha serioz, nuk mund të më thuash, kategori e dytë apo e tretë

Rama: Bëj pyetje, mos bëj tifozët tek shkallët e stadiumit, të paktën rri tek rripi, jo tek C

Bushati: Pse keni fshehur 1 miliard euro për këtë marrëveshje

Rama: Po tani profesor, merruni vesh, ishin 300 mln euro, 450 apo 1 mild sa thotë ky

Bushati: Ja ta shpjegoj unë

Rama: Më vjen keq për Vllazninë, por ti as për te shkallët e “Loro Boriçit” nuk je

Bushati: Po ta them unë tani

Rama: Profesor këto ishin? Se për këto të tjerat që as vetë ky nuk i di

Rama: Nëse nuk keni më pyetje të tjera, më lini të bëj më mirë atë që di të bëj të flas me fëmijët

Starzimiri: Po ta lemë Silvën të ikë

Rama: Foli ky që shkoi të parku i lodrave me pistoletë në brez

Spaho: Si ndodh që në qeverinë tuaj, gruaja mbron njërën palë, një nëpunëse grua mbron njërën palë,

Rama: Tani po më duket sikur qeveria qenka grua dhe paska një burrë

Spaho: Si mundet që Alma Hicka mbron qeverinë dhe bashkëshorti i saj mbron

Rama: Jemi në konfidencë ta them, për të gjitha unë, unë e pranoj dhe ju flas në konfidencë që nuk na dëgjon njeri, në çdo shtëpi kompetent është dikush dhe në shtëpinë tuaj është lideri juaj dhe shkoni pyesni atë se nga vrima e çelësit ai sheh gjithçka

Ju falënderoj se kjo ka qenë seanca më konstruktive e këtij proçesi dhe kjo ka qenë merita juaj në radhë të parë. Suksese në jetë realisht dhe ju uroj të kaloni mirë me familjet tuaja dhe partisë suaj nuk i uroj asnjë gjë për këtë vit

Spaho: Edhe ne të urojmë suksese në jetë

Rama: Sukseset në jetë të miat janë tortura juaj ndaj faleminderit



Marreveshja
Qeveria aktuale arriti marrëveshjen me Çekinë, pas një konflikti të trashëguar në kohën e qeverisë Berisha, me kompaninë çeke të Shpërndarjes së energjisë CEZ-Group.
 
Çekia hoqi dorë nga arbitrazhi me Tiranën zyrtare të nisur pasi Enti Rregullator i hoqi licencën në Janar të vitit 2013.
 
Sipas marrëveshjes së arritur me palën shqiptare CEZ-i çek i transferoj shtetit shqiptar 76 % të aksioneve që zotëroheshin prej tij.
 
CEZ-i kaloi kështu nën kontrollin e një shoqërie të re, e cila do të paguajë 87.1 milionë euro.
 
Kjo shumë, e cila nuk del nga buxheti i shtetit, por nga vetë shoqëria që mori CEZ, do të shlyhet me këste për 4 vite me interes 7.9 milionë euro, duke e çuar shifrën totale të dëmshpërblimit ndaj Çekisë në 95 milionë euro.
 
Kryeministri Edi Rama deklaroi asokohe se marrëveshja me CEZ shpërndarje i ka shpëtuar Shqipërisë miliona euro.
 
Gjithashtu Rama u shpreh se marrëveshja e arritur mes Qeverisë shqiptare dhe kompanisë ceke CEZ, vendos një strukturë të qartë të pronësisë në sektorin e energjisë, e cila lehtëson reformimin dhe investimet e mëtejshme.
 
Por, Edmond Spaho, kryetari i Komisionit Hetimor akuzon qeverinë dhe kryeministrin duke u shprehur se Edi Rama po bën gjithçka për të prishur seancat e Komisionit, sepse e vërteta e kësaj afere është tronditëse dhe e bën atë përgjegjës për 450 milionë euro të shqiptarëve, detyrime te pranuara nga vete CEZ, që ai i fali kompanisë çeke.
 
Sipas opozitës, pakti tregon se përveçse CEZ ju falen të gjitha detyrimet prej 450 milion euro ju është dhënë edhe 100 milion euro shpërblim për këtë mega aferë korrupsioni.
 
Debatet në distancë parashikojnë që nesër pritet që të jetë një seancë e fortë mes kryeministrit dhe anëtarëve të komisionit të ngritur nga PD.
 
Kujtojmë që në të njëjtën kohë është ngritur edhe një tjetër komision hetimor nga shumica për privatizimin e sektorit në 2008-09 nga qeveria Berisha te CEZ, ndërsa për të dëshmuar ishte edhe ish-kryeministri pak javë më parë.
 
Rama iu përgjigj dje pozitivisht ftesës së kryetarit të Komisionit, Edmond Spaho dhe sot në orën 10:00 mori pjesë në seancën pyetje-përgjigje.

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!