TIRANË- Sot nga ora 09:00 deri në orën 15:00 do të mungojë energjia elektrike në disa zona  të Tiranës. Kështu pa energji do të jetë abonentët tek Rruga “Ali Demi” deri tek ‘Raiffeisen Bank’,, abonentët tek “Rruga Mine Peza” dhe banorët tek lagjija 2 Bathore.
 
Sipas njoftimit të CEZ Shpërndarje ‘sot me 23 Prill 2014 nga ora 09:00 deri ne 15:00 në nënstacionin Traktora specialistët e kompanisë do të ndërrojnë dy boxe 20 kv linje dhe një transformator. Për arsye sigurie te ketyre punimeve do te s’takohet energjia elektrike për abonentët tek Rr. “Ali Demi”, si dhe kryqëzimi tek ‘Raiffeisen Bank.’.

“Po sot nga ora 10:00 deri me 14:00 do të kryhen remonte në nënstacionin e Selitës. Specialistët do të bëjnë remont kabine: Zëvendësimin e telave të linjës dhe transformatorëve si dhe shërbimin profilaktik. Për këtë shkak do të s’takohet energjia për abonentët në Rr. P. Mina”

Gjithashtu, po gjatë ditës së sotme “do të kryhen remonte edhe në nënstacionin Rajonal. Nga ora 09:00 deri në 15:00 specialistët e kompanisë do të punojnë për montim telash, sistemim të daljeve kabllore nga kabina, ndërrim automati, riparim tokëzimi, riparim dhe lyerje e dëres. Stakim te energjisë elektrike në këtë interval kohor do të ketë për banorët në Lagjen 2 Bathore.”

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)