TIRANE-Rritet borxhi i keq i kompanisë CEZ Shpërndarea, operatori shqiptar i Sistemit të Shpërndarjes. Nëpërmjet një studimi të paraqitur para Entit Rregullator të Energjisë, CEZ i kërkon shtetit t’i njohë një dëm ekonomik prej 183 milionë euro.
Gazeta “shqiptarja.com” në kryeartikullin e sotëm me titull “CEZ - qeverisë: Duam 183 mln euro, çdo familje 300 euro” të gazetarit Genc Kondi, publikon detaje të studimit që CEZ ka paraqitur pranë Entit Rregullator të Energjisë (ERE).
Shifra 183 milionë euro, është sasia totale e borxhit të keq që kanë vlerësuar ekspertët e “Deloitte & Touch”, të pajtuar nga drejtuesit e CEZ.
Ndërkohë që në vitin 2009, kompania çeke CEZ bleu paketën kontrolluese të Operatorit shqiptar të Sistemit të Shpërndarjes për 102 milionë euro.
Gazeta shkruan se nëse kërkesa do të pranohet kjo shumë do të bjerë në kurrizin e konsumatorëve shqiptarë. Studimin në fjalë, ERE e ka pranuar, por me një koeficient zbutës.
Sipas vlerësuesve të CEZit,gjatë periudhës së viteve 2008-2010, ka patur një normë të lartë mosarkëtimesh, e cila rezulton gjithnjë në rritje. Sipas studimit,
nivelet aktuale të borxhit të keq janë 18.39 për qind gjatë vitit 2008, 20.71 për qind në vitin 2009 dhe rriten në 23.27 për qind në vitin 2010.
Në bazë të kësaj kërkese, në rast se llogaritisim një familje mesatare shqiptare me pesë anëtarë dhe, më tej, del se, afërsisht, çdo familje shqiptare duhet t’i detyrohet CEZ-it, 300 euro.
Detajet mund ti lexoni sot te Shqiptarja.com. Gazeta zbardh dhe urdhërin e drejtorit të CEZ ku kërkohet hapja e kontratave provizore brenda një dite për konsumatorët, duke përfshirë dhe gjobat.
(s.gera/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1564
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26