CEZ: Vendimi i ERE
bllokon huan prej €65 milion

CEZ: Vendimi i ERE<br />bllokon huan prej €65 milion
CEZ shpërndarje ka reaguar në lidhje me vendimin e ERE, që vendosi të mos ndryshojë cmimet për 3 vjet.

CEZ thekson se ulja me 19% e tarifës bllokon marrjen e huasë prej 65 milionë Euro, e cila do përdorej për investime.

“Në bazë të vendimit të Entit Rregullator të Energjisë për tarifat e reja të energjisë elektrike për vitet 2012-2014, CEZ Shpërndarje ka pësuar një ulje prej 19% të tarifës së shpërndarjes dhe shitjes së energjisë elektrike”,- thuhet në reagimin e CEZ. “Ky vendim nuk është në linjë me parakushtet e caktuara nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Korporatës Financiare Botërore (IFC) për lëvrimin e huasë 65 million Euro, që CEZ Shpërndarje ka marrë në mënyrë që të përmbushe planin e investimeve. Në këtë kontekst, ky vendim do te ketë ndikim te madh ne situatën financiare te kompanisë dhe ne sasinë e investimeve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri”

Vendimi për mos rritjen e energjisë u mor sot pas një mbledhjeje të drejtuesve të ERE-së e cila zgjati gati 1 orë. Kështu çmimi i energjisë për familjarët do të mbetet 7.7 L/kwh deri në 300 kwh/muaj dhe 13.5 L/kwh mbi këtë kuotë. Për industrinë mbetet në fuqi pagesa 10.5 lekë për kW, për furrat e bukës çmimi mbetet 7.6 lekë për kW, për tregtarët dhe shërbimet çmimi 12.2 lekë për kW.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nëse jeni beqar, mos u mbyllni në shtëpi... horoskopi për ditën e sotme

Nëse jeni beqar, mos u mbyllni në shtëpi... horoskopi për ditën e sotme