Cfarë ka ndodhur me 200 nigerianet
e rrëmbyera, një vit pas ngjarjes?

Disa ceremoni do të mbahen në ditët në vazhdim në përkujtim të 200 vajzave nigeriane që u rrëmbyen plot një vit më parë nga grupi militant islamik nigerian Boko Haram.
Një marshim po mbahet në kryeqytetin nigerian, Abuja, me 219  vajza protagoniste që përfaqësojnë cdo vajzë të humbur.

Rrëmbimi i vajzave në Chibok në veri-lindje të Nigerisë ngjalli zemërim global. Vende si SHBA-ja dhe Kina kanë premtuar që do ndihmojnë në gjetjen e tyre. Ka patur të dhëna rreth vajzave, por asnje prej tyre nuk është gjetur. Boko Haram ka deklaruar se pengjet janë konvertuar në myslimane dhe janë martuar.

Një dëshmitar është shprehur për BBC se ka parë mbi 50 prej vajzave të rrëmbyera rreth tre javë më parë në qytetin e Gwozas në veri-lindje të Nigerisë.

Analiza e Will Ross, korrespondentit të BBC në Nigeri:

Ka kaluar një vit në agoni totale për të gjithë të afërmit e 219 vajzave të rrëmbyera nigeriane. Ka patur disa të dhëna për studentet e humbura, por shumë pak informacione zyrtare nga një qeveri që premtoi shpëtimin e tyre nga kthetrat e Boko Haram.

Një nënë tha për BBC se ajo nganjëherë rregullon rrobat e vajzës së saj 19-vjeçare, me shpresën se ajo po kthehet në shtëpi. Vajzat Chibok  përfaqësojnë vetëm  një pjesë të viktimave të xhihadistëve. Shumë janë kthyer në shtëpitë e tyre falë sulmeve ushtarake të kohëve të fundit, por jo vajzat Chibok.

Për këtë ngjarje të rëndë, figura të larta si fituesja e cmimit të parë Nobel, Malala Yousafzai  dhe Zonja e Parë e ShBA, Michelle Obama,  kanë tërhequr vëmendjen me thirrjet në rrjete sociale nën hashtagun  #BringBackOurGirls (#KtheniVajzatTona). Aktivistët që nisën këtë fushatë kanë kritikuar në vazhdimësi qeverinë nigeriane, pasi sipas tyre kjo e fundit nuk ka bërë asgjë për gjetjen e vajzave të rrëmbyera.

"Presidenti ynë ka thënë se vajzat janë gjallë. Pyetja jonë është: “Ku janë vajzat tona ?” ,-  ka thënë Aisha Yesufu, një zëdhënëse për grupin BBC.
 
Presidenti i ardhshëm i Nigerisë , Muhammadu Buhari , tha se qeveria e tij do të " bëjë gjithçka në fuqinë e saj për të sjellë ata në shtëpi ", por shtoi se " nuk mund të premtojë do t’i gjejë" .

Kryengritja gjashtë-vjeçare Boko Haram në veri ka lënë mijëra të vdekur .

“Amnesty International”  deklaroi se militantët kanë rrëmbyer 2000 vajzat dhe gra që nga fillimi i vitit të kaluar , duke i përdorur ato si kuzhiniere, skllave të seksit dhe luftëtare .

Redaksia Online
(M.P/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Qeveria i jep Bashkim Ulajt koncesionin 44,6 milionë euro për Milot - Thumanë! Biznesmeni pranë Berishës merr dhe statusin special për hotelin me 5 yje në Velipojë

Qeveria i jep Bashkim Ulajt koncesionin 44,6 milionë euro për Milot - Thumanë! Biznesmeni pranë Berishës merr dhe statusin special për hotelin me 5 yje në Velipojë