Protesta e opozitës/ Idrizi: Duam zgjedhje të parakohshme! Vasili: Tradhtarët janë gjallesa elektorale

Protesta e opozitës/ Idrizi: Duam zgjedhje të parakohshme! Vasili: Tradhtarët janë gjallesa elektorale

Shpëtim Idrizi dhe Petrit Vasili te '5 Pyetjet'

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe ish-kryetari i grupit të LSI-së Petrit Vasili ishin të ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv mbi protestën që opozita do të zhvillojë nesër para parlamentit dhe kërkesën për zgjedhje të parakohshme. Idrizi u shpreh se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme, ndërsa për Petrit Vasilin, aksioni opozitar nuk do të ndalojë deri në largimin e Ramës, pavarësisht thirrjes së Presidentit për një hap pas.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:01
'Idiotë, matufë dhe debilë/ Vasili i LSI-së sulmon ministrat e rinj të Ramës

I ftuar në '5 Pyetet nga Babaramo' Petrit Vasili ka lëshuar gojën duke ofenduar ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, Gent Cakajn dhe Elva Margaritin. "Një idiot që shtrembëronte Naim Frashërin, apo një matufe të Kulturës, një debilitet qeveritar" tha ai.  

Ora 21:49
'Bëni një hap pas'/ Vasili i përgjigjet Metës: S'kam mundësi të takoj, por...

Presidenti Meta bëri apel pasditen e sotme për një hap pas nga shumica dhe opozita për të dalë nga kriza. Por si Basha dhe Vasili janë të prerë kundër. "Nuk kam pse komentoj deklaratat e Presidentit. Unë kam vetëm një cështje të pakapërcyeshme, nuk kam mundësi të komunikoj me Presidentin, tani janë zero. Por cili është raporti me krimin elektoral dhe një dosje ku ka shumë personazhe të shumicës që janë kapur me presh në dorë dhe nuk gjykohet...".

Ora 21:39
Kur do flasim? Vasili-Ramës: Fol me gjallesat tani....

Kryeministri Rama pak ditë më parë bëri thirrje për dialog për të kapërcyer krizën. Disa prej eksponentëve të LSI-së kanë qenë dakord për dialog, por ish-kryetari i grupit të LSI-së shprehet se Rama tani le të flasë me gjallesat elektorale (deputetët nga lista e LSI-së që morën mandatin). "Le të flasë me gjallesat. Ai është gjallesë vetë, le të flasë me gjallesat tani".

Ora 21:38
4 deputetët e LSI-së/ Vasili: Ja si do veprojmë me gjallesat elektorale

Katër deputetë të LSI-së morën sot mandatin nga Komisioni Qendror Zgjedhor ndërkohë që ditën e nesërme ata do të betohen në seancën plenare që do të mbahet në Kuvend. Por a do i përjashtojë LSI-ja nga partia këta katër deputetë? Ish-kryetari i grupit të LSI-së i cilëson si gjallesa elektorale katër deputetët. "Unë muhabet gjallesash elektorale nuk kam ndërmend që të bëj, nuk kanë lidhje me LSI-në. Në momentin që po shprehem kështu kam thënë gjithcka. Në kopshtin zoologjik të Edi Ramës u shtuan edhe ca gjallesa të tjera" tha ai.

Ora 21:23
'Bëni hapa pas'/ Idrizi i përgjigjet Metës: Ofruam dialog, por nuk morëm përgjigje

Shpëtim Idrizi komentoi edhe deklaratën e Presidentit Meta që palët të bëjnë një hap pas për të kapërcyer krizën politike në prag të negociatave. Ai tha se opozita ofroi dialog, por nuk mori përgjigje.

Ora 20:51
Deputetët 'tradhtarë'/ Shpëtim Idrizi: I kapi dhe i bleu Rama

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi shprehet se personat që kanë pranuar mandatin e deputetit nga lista e PD-së dhe LSI-së janë të blerë nga Edi Rama. "Janë të blerë dhe të kapur të gjithë. Kalimet nga PDIU te PS-ja? Këta që kanë kaluar me Ramën tani ishin të katër, të pestë në listë, nuk mendoja se do hynin në parlament, por tani Rama i bleu. Shumë shpejt do të kemi zgjedhje të parakohshme" tha ai.

Ora 20:50
'Shihemi në 2021'/ Idrizi-Ramës: Zgjidhja e vetme, zgjedhjet e parakohshme

Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk ka zgjedhje të parakohshme dhe se ato do të zhvillohen në 2021, kur mbaron mandati. Por kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi thotë se zgjidhja e vetme e krizës janë zgjedhjet. "Cdo krizë zgjidhet me zgjidhje politike dhe zgjedhje të parakohshme. Nuk është krizë thjeshtë që janë vjedhur zgjedhjet, por janë kapur të gjitha pushtetet. Tani shoh ca emra të cuditshëm, mendoni se do të jenë opozita shqiptare?!".

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 05/03/2019 08:14

    O cile te ngeli byzylyku ne dor o ditzi.Specje si ky rriten vetem ne mut.

    Përgjigju
  • dulja: 05/03/2019 05:22

    O vaso ,shko grise bydhen kushe ju besone me njeri ju legena

    Përgjigju
  • VLONJATI: 04/03/2019 23:40

    KY ÇAMI ÇA KERKON KY SESHTE AS DEBUTET SKA AS PARTI KA MBETUR PA LEKE SHKERDHATA HE ÇAM MUTI PUSHT LEGEN ZAGAR RRAC MUTI PA TABAN

    Përgjigju
  • Asi: 04/03/2019 21:31

    Ju lumte z.Idrizi, keni qene teper i sakte ne cdo fjali qe keni thene diten e sontme tek babaramo

    Përgjigju
  • tir: 04/03/2019 21:29

    O Shpetim po sa qyl e ke ngrene deri me sot mor burre, po si nuk bere nje gje per camerine kaq vite, vetem lepires mendereje sa majtas djathtas. Po perse nuk je ulur kembekryq me Dulen deri tani? Nuk i ke patur armiq deri tani, perse sot u bete miq? Sharlatane mbeteni dhe keshtu u pafshim! Mjere ata qe ju kane besuar deri me sot.

    Përgjigju
    • Arbër: 04/03/2019 22:50

      Dule shpall terroristët heroj e ky faqezi Idrizi iu bashkua terroristit, pse...???

  • Ben Tironci: 04/03/2019 21:28

    Neser Vasili Idrizi Basha e Profesoresha do hane nje m..ut te modh.

    Përgjigju
  • Ami: 04/03/2019 21:06

    Cami i pa bese nje here i lepiet Edit nje here Lulit

    Përgjigju
    • Vlonjat: 05/03/2019 00:24

      po mir o Ami basdardi historin e cameve edi qe i thua te pa best lexo mos fol si far greku ose si far turku dhe mos mbyll syt e te mesosh si te fliste xhaxhi enver hoxha me mir fukara na mendja e mos fol.sa per indrizin si indivit mund te thuash shum gjera.

  • Mane: 04/03/2019 21:03

    Ik o hajdut dogane Pa bythe Per te vjedhur je i vetmi

    Përgjigju
  • Ami: 04/03/2019 21:03

    O camo po keni pak sy e faqe se kur te zgjodhi nen kryetar parlamenti i lepie b...en edit tani e shan po tamam thone qe je cam i pa bese po ta dish se nuk keni ca ti beni se ai ka pupullin me vete

    Përgjigju
  • Edi: 04/03/2019 21:02

    Po kte per cfar e nxirni ky ska asnje deputet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen