Çfarë do të ndryshojë Joe Biden që në ditën e parë si president i SHBA? (VIDEO)

Në orët e tij të para si president, Joe Biden do të rrëzojë disa nga dekretet kryesore të presidentit në largim Donald Trump, në lidhje me emigracionin, ndryshimet e klimaterike dhe trajtimin e pandemisë.

Biden do t’i jap fund ndërtimit të murit kufitar me Meksikën, ndalimit të udhëtimit me disa vende me shumicë myslimane, rikthimin në Marrëveshjen e Parisit për klimën dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë, nga e cila Donald Trump mori vendimin të largohej pas krizës së shkaktuar nga COVID-19.

Pesëmbëdhjetë veprimet ekzekutive të tij janë një përpjekje për të kthyer mbrapsht katër vitet e fundit të politikave federale me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Urdhrat do të nënshkruhen në orën 23:30 në Zyrën Ovale.

Biden synon të urdhërojë një rishikim të të gjitha rregulloreve dhe veprimeve ekzekutive të presidentit Trump, që konsiderohen të dëmshme për mjedisin ose shëndetin publik.

Ndërkohë që mbrëmjen e sotme zëdhënësja e tij Jen Psaki tha se do të mbajë një konferencë për gazetarët në një shenjë të angazhimit të administratës për transparencën. Duket më shumë si një rikthim në traditat e vjetra të braktisura nga Trump, i cili për katër vitet e fundit ka akuzuar median për sulme ndaj tij dhe administratës së tij.

S.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të kërkohet certifikata e vaksinimit për tu futur në bare e restorante?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Shpërblim 20 mijë euro për këdo ka informacion për 21-vjeçarin vrasës të oficerit të krimeve, policia kërkon ndihmë