Çfarë e ka acaruar Metën? Kryemadhi: S'mu duk i tensionuar, të gjithë merremi me batutën asnjë me thelbin

Kryetarja e LSI Monika kryemadhi pasi është pyetur se përse është i acaruar presidenti Ilir Meta ajo ka thënë se të gjithë merren me batuta dhe jo me thelbin e gjësë. Sipas saj Meta ka tentuar që të mbrojë kushtetutën dhe nuk është i acaruar. Ndërkaq ka folur dhe për Mini-Shengenin, çështje të cilën e ka konsideruar strategji afat-gjatë e Ramës.

“Nuk mu duk i acaruar përkundrazi me atë cka shikojmë ne nga Brenda, pozicioni i presidentit është hallka e fundit e mbrojtjes së kushtetutës, integritetit territorial. Ne të gjithë merremi me komentin e batutën por asnjë nga ne nuk merret me thelbin në shumicën e rasteve.

Rama po tenton për të krijuar një konflikt në rajon për të krijuar mundësinë për pastrimin e parave e një lloj destabiliteti rajonal për të ndarë kufijtë e Kosovës, detin e të tjera, që janë momente që ne merremi me gjera kalimtare e jo thelbësore. Të gjitha këto tregojnë që ka qenë një strategji afatgjatë e Ramës dhe rilindjes dhe grupeve që mbështesin.

Po të shikojmë në 2013 pozicionimin e Serbisë, në 8 vitet e fundit Serbia nga një vend që nuk kishte moral për të kërkuar se ishte shkaktar i luftës viktimave, tashmë është kthyer në lider ballkanik kur deri në 2013 Shqipëria ka qenë një nga vendet kryesore që vendoste për stabilitetin rajonal e zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa sot kemi një Shqipëri që është e fundit, një Mal të Zi  që ka filluar procesin e integrimit, një Serbi të fuqizuar ekonomikisht me investime të huaja në një nivel të lartë. Kemi një Maqedoni që ndahet nga Shqipëria e do ecë me hap shumë të shpejtë. Kemi një Kosovë që vetëm për pandeminë,  paketa e ndihmës ekonomike është dy here tr herë më e madhe se sa në Shqipëri.

Rama ka punuar me strategji afatgjatë që ka në thelb shpopullimin, largimin e të rinjve, ky po djeg disa breza, se shkatërrimi I arsimit, shpopullimi , shkatërrimi I shtresës së mesme është degradimi i një shteti e do shkojmë në ekzekutimin e një kombi”, tha ajo.


Lajmi kryesor:

Kryemadhi sfidë kryeministrit: Rama s'ka shans të dalë i pari, i treti ose i katërti po! Meta më mban distancë pse s'vë maskë! Basha të mos ketë frikë se Covid s'hyn te LSI


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT