Çfarë e shtyu të marrë këtë vendim? Motra e Luiz Ejllit mbyll përfundimisht Instagramin e këngëtarit

Çfarë e shtyu të marrë këtë vendim? Motra e Luiz Ejllit mbyll përfundimisht Instagramin e këngëtarit

Luiz Ejlli

Motra e protagonistit kryesor të Big Brother Vip, Ina Ejlli e cila momentalisht ka marrë nën administrim llogaritë e rrjeteve sociale të të vëllait ka mbyllur instagramin që më parë ishte në emrin e Luizit.

Që prej hyrjes në Big BrotherVIP, Luiz Ejlli është një ndër emrat më të komentuar në publik,i cili pësoi një ‘bum mediatik’ ku të gjithë flisnin, komentonin dhe kërkonin emrin e tij.

Pas gjithë kësaj fame, rrjetet sociale të Luizit  pësuan rritje të mëdha të ndjekësve ku ai arriti të mbledhë mbi 600 mijë ndjekës.Motra e Luiz Ellit, e cila prej vitesh jeton në SHBA është tashmë është mjaft e njohur për publikun, sepse instagrami i Luizit tashmë mban emrin e  saj.

Mirëpo profili i tij duket se shkaktoi përplasje mes familjarëve të Luizit dhe produksionit të “BBVIP”, ata i kërkuan të drejtën e menaxhimit të Instagramit të tij por familjarët e këngëtarit nuk pranuan dhe profili u kthye në emrin e motrës së Luzit duke fshirë kështu çdo postim të tij.

Por ditën e sotme është vënë re se profili është zhdukur dhe nuk figuron më me asnjë emër.Nuk dihet ende se cila është arsyeja që motra e këngëtarit mori një vendim të tillë.

Kujtojmë se kunati i Luizit njoftoi aso kohe se produksioni ka tentuar të marrë instagramin e Luizit me pretendimin se ka të drejtat për emrin dhe llogarinë e tij. Tahiri u shpre se nuk i është vënë në dispozicion asnjë dokument që e fakton këtë gjë.

 

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)