9 maj është cilësuar si Dita e Europës. Kjo është dita që kujton deklaratën e 9 majit në vitin 1950, kur u hodh hapi drejt krijimit të Bashkimit Europian.
Robert Shuman ish-ministri i jashtëm francez u bëri thirrje Francës,Gjermanisë dhe vendeve të tjera europiane për të bashkuar prodhimet e celikut.
Schuman në atë kohë kërkoi krijimin e një institucioni europian i cili do të administronte këto prodhime, të cilat në atë kohë ishin baza e fuqisë ushtarake.
Më vonë në datën 9 maj 1985 në Samitin e Milanos, krerët e Be-së vendosën që 9 Maji të festohet si Dita e Europës.
Për vite më rradhë në vendet europiane organizohen aktivitete të ndryshme në nder të kësaj dite që shënon fillimin e nje epoke të re për kontinentin e vjetër.
Institucionet e BE-së në Bruksel dhe në Strasburg hapin dyert për publikun e gjerë. Sikurse edhe në Shqipëri Parlamenti hap dyert për qytetarët.
Ndërsa zyrat e BE-së në të gjithë Europën organizojnë aktivitete dhe evente për të githa moshat.
Një ditë e tillë rikthen vëmendjen tek Europa, tek dëshira e shumë shteteve për të qënë pjesë e Unionit dhe pse jo një ditë e cila tregon bashkimin e kontinentit të vjetër përballë rritjes së forcave populiste dhe sfidës së re, pasi një nga shtete kryesore të saj Britania vendosi të jetë jashtë.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com