Çfarë është HIV?
HIV është një virus i cili sulmon sistemin imunitar të trupit, duke shkatërruar qelizat e bardha të gjakut CD4+

Si transmetohet?
Ju mund ta merrni HIV-it nga kontakti me gjakun e infektuar, me marrëdhënie seksuale të pambrojtura me një person të infektuar; nëpërmjet shkëmbimit të gjilpërave të drogës me dikë që është i infektuar me HIV; virusi mund edhe të kalohet nga nëna tek fëmija e saj gjatë shtatzënisë, lindjes, apo ushyqrjes me gji nëse nëna është e infektuar; por mund ta merrni edhe te dentisti.

Po me puthje a merret?
HIV nuk mund të përhapet nga kontakti i rastit siç mund të jetë një puthje ose shkëmbimi i gotave me ujë me një person të infektuar.

A shërohet HIV?
Deri më tani ende nuk është gjetur kura që e shëron plotësisht, por kurat antiretrovirale mund ta mbajnë nën kontroll dhe personi i infektuar jeton pafundësisht me sëmundjen.

HIV/AIDS NË SHQIPËRI
56 është numri i të infektuarve për periudhën janar-maj 2013
611 është numri total i të infektuarve në vendin tonë
Të dhënat 2012
70 raste të reja u identifikuan për Janar –Nëntor 2012
555 raste ishte numri i të prekurve në fund të 2012
390 raste janë
165 raste janë femra
51 meshkuj dhe 19 femra u raportuan me HIV më 2012
84 % e kanë marrë në rrugë heteroseksuale
9% e kanë marrë në rrugë homo-biseksuale
4% e kanë marrë nga nëna, pra transmetimi vertikal
25-45 vjeç është grupmosha më e prekur, zë 63%
5 % janë diagnostikuar në moshë fëminore 0-15 vjeç
20 raste janë nga nëna te fëmija, në 2012 ka pasur
2 raste të tilla
6 raste e kanë marrë nëpërmjet transfuzioneve të gjakut
35 raste të reja të vitit 2012 janë diagnostikuar në
stadin e sëmundjes
59% e totalit prej 555 rastesh janë referuar nga klinikat
41% e rasteve kanë shfaqur AIDS-in

(sg/shqiptarja.com)