Çfarë ishte normale në 2002, që tani pas 20 vitesh nuk është më?

Çfarë ishte normale në 2002, që tani pas 20 vitesh nuk është më?

Foto ilustruese

E besoni dot që kanë kaluar 20 vite nga 2002-shi? Na duket sikur ishte dje, por shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë. Ja për shembull, njerëzit listojnë gjithçka që për ta ka qenë normale në 2002-shin, por s'është më 2022-shin. Çfarë ka ndryshuar kaq shumë?

1.  "Të dalësh pa telefon apo pa ndonjë pajisje tjetër komunikimi. Imagjinoni të kthehesh nga një vend që s'e njeh dhe të mos kesh një celular në duar...Në 2022-shin, s'e konceptoj dot."

2. "Të gjykoje njerëzit që bashkëjetonin me partnerin para martese dikur ishte e pranueshme. Tani është gjëja më logjike në botë."

3. "Të quash një burrë si metroseksual vetëm sepse kujdeset për veten."

4. "Të bëje shaka të rënda gjatë bisedave në 2002-shin ishte më e pranueshme. Tani nuk tolerohet fare po fare. Quhesh bullizues."

5. "Të bësh plane. Dikur "po" ishte "po" dhe bëje mirë ta mbaje fjalën dhe të shfaqeshe në kohën e duhur për planin. Tani, njerëzit janë bërë përtacë dhe të çojnë mesazhe duke të të thënë se do vijnë 2 orë më vonë nga orari i caktuar."

6. "Të pija duhan kudo! Njerëzit mund të tymosnin në restorante dhe në vende të mbyllura pa problem. Ishte kaq e rehatshme."

7. "Të telefonoje dikë pa qenë nevoja t'i çoje mesazh më parë. Tani, telefonatat duken aq të largëta dhe të ftohta sa mund të quhesh edhe "i pasjellshëm" nëse nuk pyet para."

8. "Të ishe në një grup chati me njerëz të të gjitha moshave, siç ka qenë MSN dikur. Është gjë e mirë që s'ekziston më tani."/Anabel

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane