"Çfarë janë këto pako? M*t, kam futur... Aloo, drejtor skaneri thotë 15 kile.. heroinë, heroinë.." Si policia zbuloi drogën në kamionin e Shpëtim Pjeshkës! Detaje nga dosja

1687952139_heroi.jpg

Report Tv ka siguruar të plotë dosjen e Prokurorisë së Posaçme në lidhje me operacionin “Coast to Coast”, (Nga bregu ne breg) përmes së cilit u shkatërrua një grup kriminal prej 21 personash, që rol kryesor kishin trafikimin e lëndëve narkotike nga Siria në Shqipëri e më pas në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Evropian. 

Më 2 qershor 2021 në pikën doganore të Kakavijës Shpëtim Pjeshka arrestohet pasi në kamionin të cilën po e drejtonte u gjetën 15 kg kokainë.

Në dosjen hetimore jepen bisedat e transkriptuara mes shoferit të kamionit shtetasit Shpëtim Pjeshka, dhe punonjësve të policisë që e ndalojnë për kontroll në doganë.

Polici 1: Çfarë ke futur aty, ëëë, çfarë ke futur.
Polici 2: Çfarë janë këto pako
Shpëtim Pjeshka: M*t, m*t kam futur
Polici 1: M*t???
Shpëtim Pjeshka: Ëhëëëë!
Polici 2: O Nadir, prangat, prangat
Polici 1: Ulu poshtë, ulu
Polici 2: Hajde, ec se të ndihmoj unë
Shpëtim Pjeshka: Ah të q**sha robt
Polici 2: E pe skanerin Berti?
Polici 1: Nuk!
Polici 2: Si nuk mor shoku, këto janë 100 kile?!
Polici 1: Sa kile janë?
Shpëtim Pjeshka: 15...
Polici 1: Po mirë

Në këtë moment njëri nga punonjësit e policisë (i përcaktuar në bisedën më sipër si "Polici 2"), njofton me telefon eprorin e tij ku e vë në dijeni për sasinë e drogës së kapur nga skaneri brenda kroskotit të kamionit, në një pjesë të modifikuar të tij. Efektivi i komunikon eprorit se bëhet fjalë për një ngarkesë heroine.

C: Aloo, po drejtor, po, po, e markoj vetë skaneri me të kuqe, ky thotë 15 kile aty ku e markoj skaneri, ka bërë një modifikim të kruskotit, heroinë, heroinë, hajde rrofsh rrofsh

C: Sa kile janë?

A: 15 pra…

Pasdite, ora 17:18  Artur Sulaj shqetësohet pse Shpëtim Pjeshka nuk përgjigjej.  Ky i fundit ishte arrestuar nga policia. Pas kësaj kohe policia ka mbajtur në vëzhgim lëvizjet e tij deri në Durrës ku humbet nga vëzhgimi. Në orën 20:38 Artur Sulaj telefonohet nga bashkëshortja nëse do vonohet sepse po lexonte lajmet. Arturi shprehet i shqetësuar dhe i tregon se po kthehet. Në orën 20:53 edhe Edmond Kabashi telefonon Pjeshkën por sërish nuk përgjigjet.  

Heroina u fut në kamion nga Artur Sulaj, Pjeshka ishte transportuesi
Nga dosja hetimore mësohet se Artur Sulaj kishte siguruar 15 kg heroinë dhe një ditë më parë e kishte futur në kamionin me targa AA92322 në prani të shtetasi Sulo Pajo në një parking në afërsi të Vorës.

"Shtetasi Shpëtim Pjeshka është personi që do të kryente trafikimin e kesaj sasie narkotike drejt shtetit të Greqisë duke drejtuar kamionin me targa AA923ZZ dhe duke kaluar në pikën kufitare Kakavije. Mbasi Shpëtim Pjeshka do të arrinte në destinacion do të bënte shkarkimit të lëndës narkotike dhe do të udhëtonte drejt shtetit të Turqisë bashkë me shtetasin Edmond Kabashi, të cilin do t'a takonte në Selanik.

Me date 02.06.2021, rreth orës 13.54, shtetasi Shpëtim Pjeshka në drejtim të kamionit me targa AA9237Z, ka tentuar të kaloj në pikën Kufitare Kakavijë dhe është ndaluar nga punonjësit e policisë kufitare pasi kanë konstatuar sasinë prej 15 kilogram lëndë narkotike heroine.

Mbas konstatimit të lëndës narkotike nga policia shtetasi Artur Sulaj ka udhëtuar nga qyteti i Durrës drejt qytetit të Vorës, ku është takuar me shtetasin Jani Cavo tek hotel "...."

Mbasi kanë qëndruar për një periudhë në kafe shtetasi Artur Sulaj është larguar me automjetin e tij drejt qytetit të Durrësit, ndërsa shtetasi Jani Cavo është larguar me automjetin me targa AB707CF me drejtuese një femër e cila dyshohet të jetë shtetasja Sonila Sula. Pas ekspertimit rezultoi se lënda narkotike ishte heroinë" 

Skaneri
Pas skanimit të këtij mjeti, në pjesën e kroskotit ishte markuar nga skanimi nje pjesë në drejtim me timonin dhe sediljet me "Red".

Me tej nga efektivët e policisë kufitare është bëre kontrolli fizik i automjetit në brendësi të kabinës, ku në pjesën e markuar nga skaneri, u çmontuan vidat rreth pjeses kaucuke dhe u bë zhvendosja e asaj pjese te kroskotit. Pas zhvendosjes së kësaj pjese u konstatua se në atë pjesë të kroskotit kishte nderhyrje mekanike të cilat nuk ishin normale. Pasi u hoq kjo pjesë e kroskotit, u tërhoq një pjesë tjetër meshinë dhe nën të ishte e vendosur edhe një pjesë tjetër kaucuku e cila u hoq.

Në brendësi të saj u panë me sy te lire disa pako të mbështjella me ngjyrë të verdhë me një shirit të zi në mes të cilat u dyshuan se janë të mbushura me lende narkotike.

 Në vendin e modifikuar të kroskotit u gjend dhe u sekuestrua një sasi prej 30 (tridhjetë) pako të mbështjella me leter celefon transparent dhe ngjites natribani ngjyrë limoni ku në mes të tyre ka një shirit të zi, lënde të dyshuar narkotike

Po kështu shtetasit Shpëtim Pjeshka i janë sekuestruar një shume prej 2260 euro, dy telefona celulare Samsung dhe nje tablet që shërben si navigator.


Lajmi kryesor:

'Ta provojmë një herë Turqinë o burrë...' Përgjimet që zunë mat trafikantët e drogës, Report TV zbardh dosjen e operacionit 'Nga bregu në breg'


S.G/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari