Më 1 korrik në redaksinë e Shqiptarja.com Auron Tare solli disa foto të bëra nga gërmimet arkeologjike në Forumin Romak të Butrintit, zhvilluar prej disa vjetësh nga një ekip arkeologësh të huaj.
Pamjet tregonin se pas largimit të tyre, vatrat e zbuluara ishin lënë në mëshirën e fatit pa asnjë masë konservuese apo restauruese. Fotot u publikuan në gazetën Shqiptarja.com dhe një ditë më pas bashkëpunëtori shqiptar në këto gërmime Dhimitër Çondi u shpreh se kemi nisur t’i mbulojmë.
Një mbulim i bërë shpejt e shpejt duket shumë absurd për cilindo që ka pak dije mbi arkeologjinë, por Çondi tha se arkeologu amerikan David Hernandes i universitetit të Cincinatit ka ikur dhe “ne po bëjmë mbulimet”.
Duket se për gropat e lëna hapur për katër vjet, u dashka të vihet në punë një buldozer...! Nëse arkeologu amerikan Hernandez ka bërë zbulime arkeologjike në Shqipëri për hir të eksperimenteve studimore dhe iku e la gropat hapur, mbulimi i tyre me buldozer është i tepërt...!
/Shqiptarja.com