Çfarë ka ndodhur?
Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin për prishjen e shkollës 9-vjeçare “Hoxha Tahsim” dhe ndërtimin në vend të saj të një shkolle të mesme.
Përse do e prishin?
Sipas bashkisë, shkolla është shumë e vjetër për t’u rikonstruktuar, ndaj do të prishet nga themelet. Ndërkohë që ka shumë pak nxënës që e frekuentojnë.
Çfarë nuk shkon në këtë mes?
Komuniteti i prindërve është kundër prishjes së saj, pasi sipas tyre, fëmijët e tyre do të shpërndahen nëpër shkolla të ndryshme dhe kjo mund të ndikojë në mbarëvajtjen e tyre mësimore. Madje ata pretendojnë se kthimi i saj në gjimnaz në kurriz të fëmijëve të tyre, nuk është zgjidhja e duhur.
Po drejtoria arsimore çfarë thotë?
Drejtoria arsimore i ka garantuar prindërit dhe mësuesit se shkolla nuk do të preket dhe se viti shkollor d2013-2014 do të fillojë normalisht edhe këtë shtator.
/Shqiptarja.com