TIRANE- Mbledhja e djeshme e grupit parlamentar të Partisë Demokratike është shoqëruar nga debate të ashpra, lidhur me qëndrimet e shprehura nga kryetarët e degëve të PD, për përgjegjësinë e humbjes në 21 qershor dhe rolin e disa ish ministrave në zgjedhje. Drejtuesit lokalë të degëve të PD kanë shprehur rezerva për raportin e analizës për zgjedhjet vendore, duke e cilësuar atë si tendencioz pwr t’ua faturuar humbjen degëve në rrethe. “Shqiptarja.com” zbardh të plotë debatin me dyer të mbyllura në PD.
Gjatë mbledhjes pa praninë e medias, ish-ministrat Arben Imami, Genc Ruli dhe Majlinda Bregu i janë ankuar kryetarit demokrat Lulzim Basha se po bëhen objekt të sulmeve të paprecedent të kryetarëve të degëve të PD, duke mos kursyer as fyerjet e rënda ndaj tyre. Ish-ministrat i kanë kërkuar Bashës që të marrë masa të menjëhershme dhe pas diskutimit të analizës në kryesi, të nisë atë në bazë.
/Shqiptarja.com