Dy herë në javë kuzhinieri i shtëpisë mbretërorem, Mark Flanagan, e furnizon mbretëreshën me një meny shumë të pasur ushqimore e cila përmban shumë sugjerime, nga të cilat mbretëresha mund të zgjedhe se cilën dëshiron të hajë.
Një ish- kuzhinier në kuzhinat mbretërore, thotë se Mbretëresha nuk është person që ka qejf ta shijojë ushqimin, ajo ushqehet për të jetuar thot ai.
Kur jeni anëtar/e i familjes mbretërore, është vështirë të zgjedhni çfarë të hani. Fatmirësisht, Mbretëresha e ka një ekip të mrekullueshëm i cili e ndihmon atë t’i zgjedhë ushqimet më të mira.
Mbretëresha e fillon ditën me çaj dhe biskota
Sipas‘The Indenpendent’, ajo e fillon ditën me çaj ‘Earl Grey’ (pa qumësht apo sheqer) dhe me disa biskota.
Mëngjesi i saj përfshin drithëra dhe pemë, të cilat gjithmonë janë të freskëta.
Para drekës, ajo e shijon një xhin dhe Dubonnett (verë e ëmbël) me një rriskë limon dhe shumë akull.
Çdo ditë e konsumon çajin e pasdites, ndërsa në darkë ha mish, fazan, ose salmon që vjen nga fermat e Sandringhamit dhe Balmoralit.
Mbretëresha e adhuron edhe çokollatën – qoftë nëse është çokollatë luksoze apo brend i thjeshtë.
Dhe në fund, ajo e përfundon ditën me një gotë shampanjë.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com











