Situatat mes Kiarës dhe Luizit kanë përfshirë edhe banorët e tjerë të “Big Brother Vip Albania”, të cilët në diskutime të ndryshme kanë shprehur qëndrimet e tyre. Disa prej tyre mendojnë që Luizi e përdor Kiarën për lojë dhe për të tërhequr publikun, ndoshta e njëjta strategji si e Donaldit, por në ndryshim nga ai nuk ka një histori dashurie “peng” të së shkuarës. Nga ana tjetër, banorë të tjerë mendojnë që Kiara është ajo që nuk e do Luizin dhe e përdor pasi e vetme nuk e përballon lojën dhe nuk është e preferuara e publikut.
Mendimet e tyre kanë qenë nga më të ndryshme, ndërsa në çdo rast Luizi i doli në mbrojtje Kiarës.
Ja çfarë mendojnë banorët:
"E kam parë edhe në situata të tjera që Kiara i ka thënë Luizit ta lërë të qetë edhe ai nuk e ka lënë. Nuk është dashuri kjo, është një fije e hollë që ndan dashurinë me obsesionin", tha Nita.
" Unë mendoj që Kiara nuk është e dashuruar me Luizin, mua nuk më duket", u shpreh Olta.
"Pse diskutoni kot, ky (Luizi) është i humbur me atë (Kiarën). Kur të marrë çekun në fund, Kiara do të të thotë “faleminderit që më çove deri në finale, je i nderuar”. Si të kthehet ajo ty është skandaloze", tha Kristi
legjenda LUIZ EJLLI eshte per cmim OSKAR.
PërgjigjuLUIZ EJLLI DJALE I SHKELQYER DHE TALENT SHKODRANI PERKRYER ME SHUME VLERA NDERSA PER KJAREN NUK PO NA PELQEN FARE PO PERFITON SHUME MGA LEDHATIMET.
Përgjigju