Çfarë merr në shkëmbim protestuesi që spërkati me bojë Ministrinë e Brendshme? (VIDEO)

Këtë të enjte në protestën e shtatë të opozitës kundër qeverisë, disa militantë spërkatën me bojë fasadën e Ministrisë së Brendshme. Nga Partia Demokratike ishin bërë gati disa bombola të mbushura me bojë, të cilat u boshatisën nga simpatizantët e opozitës dhe u hodhën në drejtim të ministrisë të drejtuar nga Sandër Lleshaj.

Gazetarët që ishin në terren kanë dëgjuar ish-deputetin e PD-së Flamur Noka të thërrasë të rinjtë pranë bombolave me bojë, ku menjëherë disa djem të veshur me kapuç në kokë nisën të spërkasnin me bojë ministrinë. Në krah të tyre pa asnjë fjalë dhe në heshtje totale prej kohës kur u stacionuan me gjithë protestuesit para Ministrisë së Brendshme. Nga pamjet që janë postuar nga vetë ministri Lleshaj që e dënoi këtë sulm, shihen në disa momente edhe fytyrat e të rinjve që sulmuan godinën.

Një situatë që ngjall dyshime është edhe momenti kur një djalë me xhupin blu në mesin e protestuesve, pasi i riu ka spërkatur ministrinë, xhupbluja e merr me vrap veçmas dhe shihet teksa shkëmbejnë diçka mes njëri-tjetrit. Në disa media është aluduar se ato mund të jenë lekë, në shenjë shpërblimi për aktin e kryer, por video është e paqartë dhe gjithsekush mund të gjykojë mbi atë se çfarë sheh sipas këndvështrimit të tij. Ju cfare mendoni se djalin me xhupin blu i jep te riut qe sperkati me boje Ministrine e Brendshme?

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi-kosove: 29/03/2019 17:05

    Kete e di lul basha me karakompanin e tij,bardhi,noka,monika,salianji,alibeaj,braimllari, paloka dhe ata qe kane ardhur nga lazarati per te protestuar per lirine,pra per drogen sepse ata kete hall kane,prandaj mjafton kjo skene qe drejtesia te veproi nuk e kam te qarte se çfar pret,çfar prove i duhet me teepr per te vepruar,shifni huliganizmi ndaj policise,ndertesave shtetrore,dhenja e lekeve ne protesta,behet per çfar,per tia quar Rames! JO se jo,andaj mjafton kjo qe drejtesia te veproj dhe shqiptaret ta kuptojne se kush proteston dhe per çfar,e kur shofim se protesta te tilla ka ne te njeten kohe edhe ne beligrad dhe ne podgorice qe behen nga opozita proserbe ateher kush eshte ai qe dyshon ne lul bashen se nuk eshte nen dirigjimin e rusise.

    Përgjigju
  • Albania: 29/03/2019 08:40

    Ju po beheni cdo dite dhe me shume komunista dhe sadista si shqiptar!

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 28/03/2019 19:23

    Mos ia hiq titullin gering azemit.jo per gje por i ngjan fizikisht dhe ne vepra.mulit jepini titullin heinrich himmler.kane qene kolege,ministra te brendeshem.

    Përgjigju
  • redi: 28/03/2019 18:59

    Me veprimin qe ka bere ky bendill meriton nje shperblim te mire nga policia. dhe te hapi nje galwri figurative ne burg

    Përgjigju
  • toni: 28/03/2019 18:16

    eshte cigare hashashi

    Përgjigju
  • Taksat e Popullit: 28/03/2019 18:04

    Mori si shpërblim p..., urgjentisht te gjendet ky rob...dhe të paguajë çdo qindarkë për dëmin, të mbahet në burgë dhe të punojë në shërbim të komunitetit dy vjet.

    Përgjigju
  • Fadil plhe gjoleka: 28/03/2019 17:39

    Shikoni o popull i dashur Shqiptar se kush është partia e fundërrinave të pd. Shikoni marrin njërëz të mbaruar pa pik dinjiteti ju japin një 10 mij leksh këtyre lloi fundërrinave e kto lloi vemjesh shesin dhe non e vet për lek. Imagjinoni të marin kta pushtetin se çfar i bëjnë këta Shqipris. Më keq se çi kan bër. Mjer kombi Shqiptar me kto lloi buburecash.

    Përgjigju
  • Erti: 28/03/2019 17:33

    Keto tipa ti regjesh me kripe,burgun e kanë pak,duket qe leke merr per aktin

    Përgjigju
    • Robi: 28/03/2019 17:52

      Mendoj se merr testen e antarsimit ne grupin e naziskineve te Mamurasit nga komandanti i regjimentit naziskin Flamur Herman Geringu

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston