Çfarë ndodh kur torturojmë trupat
tanë vetëm për hir të bukurisë

Çfarë ndodh kur torturojmë trupat<br />tanë vetëm për hir të bukurisë
Të shtrëngosh reçipetat, të lidhesh fort pas takave që ‘të bëjnë këmbët copë’, të ‘tkurresh’ në xhinse tmerrësisht të ngushta, këto janë vetëm disa nga torturat që detyrohemi të kalojmë për hir të një pamjeje sa më të pëlqyeshme.

Në një set fotografik me mesazh shumë të fuqishëm, fotografi Justin Bartels, paraqet në formën më reale dhe domethënëse, trupat e zhveshur të modeleve që kanë ‘tatuazh’ në trupat e tyre, shenjat e këtyre ‘dhimbjeve të këndshme’.

Bartels u frymëzua të krijonte projektin e  titulluar ‘Impression’ (përshtypja), nga disa vëzhgime të rastësishme që datonin që nga koha e kolegjit. Shumë prej femrave me të cilat kishte dalë, kur hiqnin rrobat, kishin shenja dhe njolla të kuqe të mbetura në trup.

“Më bënte përshtypje që femrat do të vishnin veshje më të vogla në numër apo të parehatshme, për t’i bërë përshtypje të tjerëve apo për të rritur vetëvlerësimin.”- shpjegoi fotografi për Refinery29.

Është një e vërtetë e dhimbshme, ka pafund mënyra për t’u dukur dhe ndjerë seksi, pa qenë nevoja të ‘shtypemi’ në veshje që na kufizojnë.
FOTO të tjera
bartels
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gol dhe asist, Mirlind Daku mund 'i vetëm' Zenitin

VIDEO/ Gol dhe asist, Mirlind Daku mund 'i vetëm' Zenitin