Qetësohemi! Asgjë për t'u shqetësuar s’po ndodh mes çifitit më të ndjekur të momentit. Luizi dhe Kiara kanë zhvilluar dje një rast hipotetik duke biseduar me njëri-tjetrin dhe duke menduar se si do të silleshin nëse do ishin jashtë shtëpisë.
Teksa dyshja bënë planet se çfarë veprimsh do të bënin pasi të ishin zgjuar nga gjumi i drekës, një moment Kiara i thotë Luizit “dil ore, marsh malet”.
Sigurisht që kjo ishte në kontekst shakaje dhe me rifutjen e saj Kiara ka filluar kujdeset dhe sillet shumë më mirë me Luizin.
Pjesë nga biseda:
Luizi: A të ishim në shtëpi tani
Kiara: Është ai momenti që je çuar nga gjumi i drekës, shikon pak televizor, ha ndonjë gjë pasdite.
Luizi: Jo unë do shof televizor se ti je me shpinë
Kiara: Ore ti...
Luizi: Hhh moj se me shpinë se po bën punët… Para se unë të them unë po dal
Kiara: Po dil ore marrsh malet, udha mbarë. Po dal edhe unë