Çfarë panë brenda kullës së djegur?
Zjarrfikësit shpërthejnë në lot/VD

Çfarë panë brenda kullës së djegur?<br />Zjarrfikësit shpërthejnë në lot/VD
Zjarri i rënë pak ditë më parë në Kullën Grenfell tronditi të gjithë Britaninë.

Flakët përpinë pallatin 24-katësh duke lënë të paktën rreth 70 viktima ndërsa shumë ende rezultojnë të zhdukur.

Në 15 minuta kulla u shndërrua në një ferr të vërtetë duke u cilësuar si një nga tragjeditë më të mëdha cka shkaktoi edhe zemërimin e shumë londinezëve.

Në këto pamje do të përjetojmë trishtimin e thellë që ka mbërthyer zjarrfikësit të cilët ishin më pranë se kurrë banorëve të prekur nga tragjedia .

Teksa ishin të pranishëm në ceremoninë e mbajtjes 1 minutë heshtje dhe takimit me banorët zjarrfikësit shpërthejnë në lot duke na drithëruar të gjithëve.

Ndoshta ata u ndien të pafuqishëm për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve dhe dhimbja për ta përforcohet edhe më shumë.

Ata ishin brenda flakëve, panë atë cka mbeti nga ndërtesa, djegie, gërmadha dhe banorë të cilët ndoshta nuk do të identifikohen më kurrë.

 Shumë prej tyre u shprehën se nuk ishin përballur asnjëherë më një ngjarje të tillë katastrofike e cila i ngjasonte ferrit të përshkruar nga Dante.

Ndërsa sot gratacela ka mbetur një fantazmë, e shkrumbuar, një imazh që kujton vetëm dhembje.


[gallery]22733[/gallery]

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset