Sot në botë konstatohet se gjysma e planetit, ballafaqohet me mungesën e rezervave të ujit .Siç dihet 71% e sipërfaqes së planetit tonë, është e mbuluar nga uji, po ashtu dihet se jeta është shfaqur në ujë dhe është e lidhur ngushtë me ujin.

Prandaj ndotja e ujit është e rrezikshme jo vetëm për njerëzit, por edhe për organizma të tjerë. Ndotja e ujërave, po bëhet përditë e më tepër problem serioz, nëpër botë. Ky fenomen po përhapet me shpejtësi të madhe, duke shkaktuar ndotjen e deteve, lumenjve, oqeaneve në mbarë botën.

Por e gjithë kjo të çon tek fajtori apo përgjegjësi i vetëm, njeriu. Pamjet në foto flasin vetë, pasi siç shihen, janë një katastrofë e vërtetë ekologjike që i bëhet planetit tonë.