Çfarë po ndodh? Sulme kibernetike
masive në shumë vende të botës

Çfarë po ndodh? Sulme kibernetike<br />masive në shumë vende të botës
Një sulm kibernetik masiv goditi ditën e premte disa spitale në Britani dhe disa biznese në Spanjë e Portugali.

Ky sulm masiv kibernetik duket se po përhapet edhe në organizata të vendeve të tjera të botës.

Në fillim Britania, më pas Spanja, Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia, Portugalia, Italia dhe disa vende të tjera kanë njoftuar se kanë qënë pre e disa sulmeve kibernetike.

Sulmi kibernetik në spitalet britanike bllokoi sistemet kompjuterike dhe bëri të anulohen vizitat e pacientëve me mjekët.

"Kompjuterat e spitaleve u infektuan nga një lloj virusi që merr “peng” kontrollin e sistemit kompjuterik deri sa viktimat u paguajnë gjobvënësve hakerë shumat e kërkuara nga ata", thuhet në një deklaratë të Shërbimit Kombëtar të Shëndetit në Britani.

Fotot e publikuara tregojnë kompjuterat e infektuar me mesazhin “Ooops, të dhënat janë koduar” dhe kërkesën për 300 dollarë në monedhën elektronike anonime Bitcoin.

Agjencia britanike e shëndetit tha se sulmuesit nuk ishin futur në të dhënat e pacientëve.

“Shërbimi Kombëtar i Shëndetit po punon ngushtë me Qendrën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike, Departamentin e Shëndetit dhe të tjerë për të ndihmuar organizatat e prekura dhe rekomanduar veprimet e duhura”, vijon deklarata e agjensisë së shëndetit.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Energjisë në Spanjë njoftoi për sulme të ndryshme kibernetike ndaj kompanive në vend, përfshi gjigandin e telekomit “Telefonica”, me viruse që marrin “peng” sistemet kompjuterike.

Edhe telekomi në Portugali ishte objekt i një sulmi kibernetik por asnjë prej shërbimeve nuk u ndikua, thuhet në një njoftim zyrtar të kompanisë.

Githashtu, kompania shpërndarëse FedEx, një autoritet lokal suedez dhe Megafon, rrjeti i dytë më i madh i telefonisë celulare në Rusi, thanë se ishin prekur nga ky sulm kibernetik.

Nuk është e qartë nëse sulmet kibernetike ndaj të dy vendeve kanë lidhje.

Agjensia europiane Europol e cilësoi sulmin të paprecedentë dhe u shpreh se do të kërkojë hetim ndërkombëtar për identifikimin e përgjegjësve. Edhe gjatë takimit të G7 që po mbahet në Itali  sulmi kiberenetik ka qënë pjesë e debatit  të liderëve të cilët kërkuan më shumë siguri.

Redaksia Online
Er.K/e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie