Çfarë po ndodh me LSI-në? Mohon të hyjë në zgjedhje, por prezanton programin për bujqësinë

Çfarë po ndodh me LSI-në? Mohon të hyjë në zgjedhje, por prezanton programin për bujqësinë

Teksa Partia Demokratike dhe kreu i tyre, Lulzim Basha vijon takime nëpër qytetet e Shqipërisë, Lëvizja Socialiste për Integrim, nga ana tjetër, ka nisur takimet me partnerë duke shpalosur kështu edhe një program për punën që ata synojnë të bëjnë.

Edhe pse vijojnë me qëndrimet e tyre duke mos u përgjigjur thirrjeve nga ana e qeverisë dhe nga ndërkombëtarët për dialog në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për zgjedhjet lokale, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim po vijojnë takimet si në një fushatë të zakonshme elektorale.

Së fundmi LSI ka mbledhur një tryezë diskutimi për programin e tyre në Bujqësi. Në këtë takim pjesmarrës ishin zv.kryetari i LSI, Luan Rama, nënkryetari Petrit Vasili, disa prej ish-deputetëve si dhe ekspertet italiane të frutikultures Dr.Francesco Tagliani dhe Dr. Luca Gambarotto.

Nga ana tjetër edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha në takimet e zhvilluara deri më tani nuk ka lënë pa përmendur programet elektorale të PD-së ku sipas tij do të zbatohen sapo të vijnë në pushtet.

Nuk dihet nëse LSI dhe PD po përgatiten për ndonjë lëvizje në 'minutat e fundit' për tu futur në zgjedhje, pasi programet që ata po shpalosin janë mirfilli programe elektorale.

Megjithatë kujtojmë se më 2 qershor opozita ka thirrur  protestën e radhës para kryeministrisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ministria: 01/06/2019 23:26

    Kane ardhur miqte e Edmond e Narin Panaritit te shpetojne ose te rregullojne imazhin e LSI. More zoti ish minister po si more ne Prill te 2009 nuk lije fjale pa thene per LSI nga a te zh, kur te bene minister fap brenda nates perberja e kesaj partie ishte e shkelqyer.

    Përgjigju
  • xhimi: 01/06/2019 00:55

    Po te duan te futen ne zgjedhje pd dhe lsi te mos lehin kot lart e poshte.Ta provojne sa ju vlen lekura se flasin ne emer te popullit po si do njeri se jane hajdute dhe vrases.Pakica nuk mundet kurre te detyroje shumicen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë