Çfarë pret Kievi nga ofensiva e pranverës?

Çfarë pret Kievi nga ofensiva e pranverës?

Një autostradë në Poloni pranë kufirit me Ukrainën. Një kolonë me një duzinë automjetesh me ngjyrën ushtarake të ullinjtë vjen në një ditë prilli nga Ukraina. Automjetet janë bosh. "I kam parë një jave. Ata kanë çuar në Ukrainë tanke", thotë një shofer taksie. "Ishin tanke shumë të mëdhenj." Secili nga këta tanke nevojitet në Ukrainë në muajt dhe javët e ardhshme. Ushtria ukrainase duket se po përfundon në këto javë përgatitjet për kundërofensivën e njoftuar para disa muajsh. Pritshmëritë e Ukrainës janë që ajo të sjellë kthesën në luftën e lodhshme të llogoreve dhe të dëbojë Rusinë nga territoret e pushtuara. Mund të jetë një betejë vendimtare, kundërgoditje çliruese.

Luftime në Bahmut për të fituar kohë 

Kush udhëton në Kiev përjeton një qetësi para stuhisë. Sulmet me raketa ruse si në 28 prill janë bërë më të rralla- Në rrugët e pastruara të kryeqytetit lulëzojnë lulet, kafenetë janë plot, lufta duket larg. E megjithatë ajo të del parasysh gjithmonë. Në çdo cep gjen pllakate me thirrje për të dalë vullnetar apo për të dhënë donacione për ushtrinë. Në Majdan, sheshin e pavarësisë, gati çdo ditë sillen arkivolët me ushtarë të njohur, të vrarë në luftë.

Aktualisht shumë ushtarë ukrainas po e lenë jetën në Bahmut. Qyteti në rajonin e Donjeckut, i rrethuar prej muajsh, në pjesë të madhe gjendet nën kontrollin rus, megjithatë ushtria ukrainase nuk dorëzohet. Ushtria dhe qeveria e shpjegojnë këtë me mbrojtjen e qyteteve në afërsi. Kievi nuk kërkon vetëm të lidhë trupat ruse në Bahmut, por të fitojë edhe kohë për të përgatitur kundërofensivën. Ushtria ukrainase i ka ruajtur për një kohë të gjatë rezervat e saj duke paguar për këtë një çmim të lartë. Shifra të sakta nuk dihen.

Edhe Andrij dhe Maksym (emrat e ndryshuara nga redaksia) kanë luftuar në Bahmut. Ata janë aktualisht sërish në Kiev, pak ditë pushimi. "Shpresoj shumë që t'ia ketë vlejtur", thotë Andrij për vendimin e mosdorëzimit në Bahmut me çdo kusht. Ai vetë nuk duket i sigurtë. Maksym rrëfen për një superioritet të madh në trupa të forcave ruse, për përgatitje jo të mirë dhe mungesën e pajisjeve të njësisë së tij. Të dy presin nga kundërofensiva vetëm një gjë: "më në fund rajone të çliruara".

Ja pse Kievi pret

Në mediat ukrainase kundërofensiva është një temë e vazhdueshme, por përfaqësues të ushtrisë heshtin. Të gjitha pyetjet e drejtuara marrin përgjigjen: "prisni". Kjo ka shumë arsye. Njëra, se jo të gjitha armët e premtuara nga perëndimi kanë mbërritur në vend. Nga fillimi i vitit, Ukraina ka marrë nga partnerët e NATO-s, shumë materiale të rënda ushtaraka, "heavy metal", si flitet në zhargon: një duzinë tankesh luftarakë dhe mbrojtës modernë nga prodhimi britanik dhe rus, sisteme mbrojtëse amerikane antiraketore, avionë luftarakë të tipit sovjetik.

Për ofensivën ushtria dhe Garda Kombëtare, sipas të dhënave të portalit online "Ukrajinska Pravda", kanë krijuar 16 brigada të reja, me gjithsej 50.000 vetë. Këtyre njësive u duhet kohë të përgatiten, të njohin armët e reja. Sfida tjetër është misioni i koordinuar i shumë njësive, një ofensivë e gjerë. Deri tani Ukraina nuk ka pasur përvojë me këtë, dhe nga qarqet e Kievit thuhet se, skenarë të mundshëm janë parë të luajtur në kompjutera.

Edhe kushtet e motit nuk janë të mira. Shiu ka bërë shumë rrugë të pakalueshme për teknikën e rëndë luftarake. Ushtarët ukrainas duhet të presin derisa pemët të mbushen me gjethe, për t'u fshehur më mirë. Do të zgjasë disa ditë derisa toka të jetë e thatë dhe gjelbërimi të ketë mbuluar pemët e pyjet.

Krimeja si orientim strategjik

Ku dhe si do të godasë Ukraina është një nga sekretet më të mëdha të luftës. Por duket do te këtë dy drejtime, kështu ka vepruar ushtria në vjeshtë 2002 në Kharkov dhe Kherson - me sukses. Krykomandanti i ushtrisë ukrainase, gjenerali Valerij Salushnyj skicoi në një artikull të vetëm programatik në shtator 2022, se si mund të duket një kundërofensivë ukrainase. Ai bëri fjalë për "disa kundërgoditje konsekuente, në rast ideal në të njëjtën kohë". Si pikë të rëndësishme strategjike, Salushnyj përmendi Krimenë e aneksuar. Ky është drejtimi kryesor, drejt të cilit do të shkojë Ukraina, dëgjohet shpesh në Kiev. Por priten manovra mashtrimi dhe surpriza. Shumë kanë dyshime po ashtu, nëse Ukraina do mund ta rimarrë që tani Gadishullin e Krimesë. Për këtë ky vend nuk ka shumë forca dhe pajisje luftarake.

Edhe Saporishja në jug të Ukrainës shihet si objektiv i rëndësishëm luftarak. Nga aty forcat ukrainase duan të shkojnë drejt Kievit, për të prerë furnizimin e trupave ruse nga toka. Nëse kjo arrihet, ky do të ishte sukses i rëndësishëm për Kievin, por asgjë nuk duket e lehtë. Rusia ka krijuar disa vija mbrojtëse.

Kundërofensiva nuk do t'i japë fund luftës

Megjithë përgatitjet për kundërofensivën luftarake, atmosfera në Kiev është e përmbajtur. "Kjo ofensivë nuk mund të dështojë, do të çlirohen dhe rajone të tjera", thotë një ekspert ushtarak. "Pyetja që shtrohet, është se sa dhe me cilin çmim." Se çfarë do të thotë ky çmim e di mirë ushtari Andrij, sa herë shikon listën e kontakteve në celularin e tij. "Shumë ushtarë kanë rënë. Unë nuk mundem t'i fshij numrat e tyre."

Edhe një pyetje tjetër është e hapur: çfarë do të ndodhë pas kundërofensivës? Disa tremben, se nuk do të përmbushen pritshmëritë, dhe se perëndimi do ta detyrojë Ukrainën për një zgjidhje negociatash me lëshime të dhimbshme. Ushtria është shprehur qartë kundër kësaj, "Kjo nuk do të ndodhë", thotë Andrij. Ai dhe shumë shokë të tij presin një luftë të gjatë, që nuk do të marrë fund as pas kundërofensivës dhe shpresojnë për kolona të tjera me pajisje të rënda ushtarake nga perëndimi./ DW

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave