Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë ndeshjes mes Italisë dhe Shqipërisë, mbi të gjitha, pasi ishte paraqitja e 1000 për portierin Buffon.
Nga BBC, te Daily Mail, por edhe në Spanjë, Gjermani dhe sigurisht në Itali.
Të përditshmet sportive italiane vlerësojnë ekipin e tyre pas fitores me Shqipërinë.
Tuttosport e cilëson mision të përmbushur fitoren përballë Shqipërisë, ndërsa La Gazzetta Dello Sport i kushton vëmendje fishekëzjarrëve, që u hodhën gjatë ndeshjes.
“Rrezikon nga një gjobë e majme, e deri tek mundësia e zhvillimit të ndeshjeve pa tifozë”, shkruan italiania.
Sportmediaset thekson faktin që pas fitores me Shqipërinë, Italia nuk humbet terren duke qëndruar në garë për vendin e parë.
Corriere Dello Sport e nis me analizë.
“Me nisjen e pjesës së dytë, në fushë hidhen flakadanë dhe sende të tjera të forta nga një grusht tifozësh shqiptarë. Në minutën e 57, gjyqtari vendos pezullimin e ndeshjes. Agolli dhe Hysaj provojnë të qetësojnë ata pak tifozë që prishën imazhin e 4-5 mijë tifozëve kuqezinj që ndodheshin në Renzo Barbera”, shkruan gazeta sportive italiane, që thekson se skuadra e drejtuar nga De Biasi bëri një paraqitje të bukur përballë një Italie që nuk shkëlqeu
Ndërsa në Spanjë, AS shkruan që Italia fitoi pa shkëlqim dhe në kaos. “Marca” shkruan: “Flakadanët ndërpresin ndeshjen Itali-Shqipëri”.
Ndërsa mediat serbe, 'Kurir' i cilëson si huliganë tifozët shqiptarë që hodhën tymuese në fushë në ndeshjen me Italianë.

Faksimile e Kurir
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com