Çfarë Shqipëria dhe Ballkani i ofrojnë Evropës? Debat në ditën e Samitit BE-Ballkani Perëndimor

Çfarë Shqipëria dhe Ballkani i ofrojnë Evropës? Debat në ditën e Samitit BE-Ballkani Perëndimor

Tiranë, konference ndërkombëtarë 'Çfarë Shqipëria dhe Ballkani i sjellin Bashkimit Evropian'

Në ditën e Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe në qytetin ku mbahet Samiti, në Tiranë, akademikë, studiues, ekspertë të çështjeve evropiane nga Shqipëria, Italia dhe Spanja diskutuan në një konference ndërkombëtarë rreth temës se çfarë Shqipëria dhe Ballkani i sjellin Bashkimit Evropian duke synuar të eksplorojnë dhe avancojnë narrativat e përfitimit të ndërsjellët të integrimit evropian.

Konferenca ishte një bashkëpunim i Institutit Shqiptar të Studimeve Ndërkombëtare, Institutit të Medias dhe ambasadave të Italisë, Spanjës dhe Delegacionit te Bashkimit Evropian.

Ekspertë dhe diplomatë si Alvaro Renedo Zalba, ambasador i Spanjës ne Shqipëri; Prof. Charles Powell, Drejtor i “Elcano Royal Institute” në Madrid; Carmen Tascini, diplomate, ambasada Italiane në Tiranë; Prof. Matteo Bonomi, Studiues i Lartë në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Romë; Prof. Foteini Asderaki, Shef i Shkollës Doktorale të BE-së në Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe të Mbrojtjes në Shërbimin e Jashtëm Evropian; Prof. Andrés de Castro, Zevendesdrejtor i UNED/Ministria e Mbrojtjes e Spanjës si dhe një numër i madh ekspertesh vendas, ndër ta, Megi Fino, Zëvendësministre e Punëve të Jashtme; Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit Parlamentar të Integrimit; Ilda Zhulali, eksperte e integrimit europian; Piro Misha, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, Bashkim Shehu, shkrimtar etj.,  morën pjesë në diskutimet e zhvilluara. Ndërsa narrativa mbizotëruese për procesin e integrimit evropian mbetet ajo e fuqisë transformuese të këtij procesi, konferenca theksoi se ka ardhur koha të analizohet edhe kahja tjetër e këtij procesi, ajo se çfarë Shqipëria dhe vendet e rajonit i sjellin Bashkimit Europian, çfarë kontributesh strategjike dhe vlerash të shtuara sjellin ato sot dhe në të ardhmen.

Në panelet e Konferencës u diskutua se çfarë konkretisht sjell Shqipëria dhe rajoni në BE-në e sotme dhe të nesërme, cili është dimensioni mesdhetar i politikës së Shqipërisë si pjesë e këtij rajoni, dhe cili është kontributi në shkallë ndërkombëtare, duke iu referuar rolit të saj si anëtare jopermanente e Këshillit te Sigurimit.

Sipas kryetarit të Institutit të Studimeve Ndërkombëtare Albert Rakipi:

"Kur është fjala për zgjerimin e BE në Ballkan për fat të keq mbizotëruese kanë qenë arsyet negative: oborri i pasëm i Europës, paqëndrueshmëria politike, rreziku i eksportimit të instabiliteteve. Po kështu edhe argumentet gjeopolitike janë gjithsesi arsye negative: nëse BE nuk zgjerohet në Ballkan krijohet vakum që mund të mbushet nga fuqi jashtë aksit euroatlantik. Të gjitha këto janë " arsye negative" që duhet te inkurajojne BE të zgjerohet në Ballkan, përfshirë Shqipërinë. Qëllimi i kësaj konference shkencore është të sjellim arsyet pozitive se përse BE duhet të zgjerohet me anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor që aktualisht ka mbetur si një ishull i rrethuar nga vendet anëtare të BE. Për herë të parë debatohet dhe diskutohet edhe me kolegë tanë nga vendet europiane se çfarë Shqipëria dhe Ballkani mund t'i ofrojnë Europës. Të gjithë e dimë se ekzistojnë frikëra dhe paragjykime në shoqëritë eurpiane se mbërritja e anëtarëve të rinj nga Ballkani e pakta do të jetë për Europën një barrë. Kjo është e gabuar, e padrejtë dhe e pavërtetë. Kjo sipërmarje akademike qe fillon ne Tirane pikërisht në ditën kur mbahet Samiti i BE synon të rrëzojë edhe frikërat edhe percepetimet e gabuara ".

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?