Çfarë tregon e qeshura juaj për ju? Shkencëtarët radhisin 4 zbulime të reja

Çfarë tregon e qeshura juaj për ju? Shkencëtarët radhisin 4 zbulime të reja

Foto ilustruese

Kur dikush qesh tregon se është i lumtur, ose se po argëtohet, por ka edhe përjashtime. Zbulimet e fundit shkencore vërtetojnë se e qeshura mund të na ndihmojë të njohim më shumë të tjerët dhe veten. Hulumtime të ndryshme kanë treguar se edhe lloji i të qeshurës tregon shumë për një person.

1. E qeshura spontane dhe e vullnetshme

Ka dy lloje të qeshurash. E para është e qeshura spontane dhe karakterizohet nga një reagim i pakontrollueshëm ndaj diçkaje që na bën të qeshim – si për shembull një shaka. Kjo e qeshur prodhon një tingull të veçantë që është vështirë të falsifikohet. E kundërta e kësaj është e qeshura e vullnetshme, ku prodhohet një tingull i qëllimshëm. Ky është lloji i të qeshurës që bëjmë kur duam të reagojmë me mirësjellje ndaj një shakaje jo dhe aq të mirë, ose ndaj një situate që na lëndon por duam ta fshehim ndjesinë që kemi.

2. Jemi më të prirur të qeshim më tepër kundrejt shakave që i tregojnë personat që njohim

Keni një mik të veçantë apo një humorist të preferuar që ju bën gjithmonë të qeshni? Psikologët thonë se mund të qeshësh me dikë edhe për shkak të familjaritetit që ke ndaj tij. Shpesh, shakatë më të mira duken ato të ndonjë personi që njohim, miku apo humoristi që pëlqejmë.

3. Qeshim më shumë kur jemi me miqtë

Sipas Robert Provine, një psikolog nga Universiteti i Maryland, ne kemi 30 herë më shumë gjasa të qeshim me diçka kur jemi të përfshirë në një bisedë me njerëz të tjerë. Studimi zbuloi gjithashtu se nuk janë shakatë që përcaktojnë mënyrën apo sasinë e të qeshurit, por edhe dëshira jonë për të reaguar në mënyrë të atillë që të tregojmë se shakaja na pëlqeu shumë dhe e kuptuam si duhet.

4. Marrëdhëniet me të tjerët zgjasin më shumë kur qeshim së bashku

Gjatë një  hulumtimi, psikologu i UC Berkeley, Bob Levenson, u kërkoi disa çifteve që të flisnin hapur për tiparet që i bezdisnin te njëri-tjetri. Studimi tregoi se kur çiftet përdornin të qeshurën dhe buzëqeshjen në bisedat e tyre, ata ndiheshin më mirë edhe pse tema ishte e ndjeshme. Po ashtu, ata treguan se e qeshura është pjesë e bisedave të tyre të përditshme dhe se ndiheshin mirë me partnerët.

Po, ju a e studioni mënyrën se si qeshin personat që ju rrethojnë?

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?