Çfarë tregon modeli i flokëve për personalitetin e një mashkulli (FOTO)

Çfarë tregon modeli i flokëve për personalitetin e një mashkulli (FOTO)

Një prerje flokësh është pjesë mjaft e rëndësishme e imazhit të njeriut, për të mos thënë thelbësore. Modeli që zgjidhni për prerjen e flokëve tregon shumë për personalitetin tuaj.

‘Bright Side’ tregon se çfarë do të thotë për personalitetin e një mashkulli modeli i flokëve

1.   Flokët e gjata

Oh, këta djemtë me flokë të gjata...! Ata janë mjaft kreativë, kanë pamje vikingësh si dhe kanë mendime të udhëhequra nga fantazia. Më kryesorja është t’ia dalin në betejën me shampon.

2.   Flokë të shkurtra

Ky model është një zgjidhje e vërtetë maçosh, por dhe e mashkullit xheloz. Ky model është një prej më të përhapurve dhe duhet të tregoni shumë karizmë për t’u siguruar se do të merrni vëmendje. Këta persona kanë tendencë të kenë mjaft humor.

3.   Nuk kanë fare flokë

Këta janë burra shumë inteligjentë dhe largpamës. Gjithashtu janë shumë besnikë.

4 Flokë të ndara në mes

Kjo prerje flokësh ka të ngjarë të zgjidhet nga një njeri i zellshëm dhe këmbëngulës, i aftë të ndjekë qëllimet e tij pa u ndalur kurrë. Duhet thënë se personat me këtë model flokësh nuk shqetësohen shumë.

5 Flokë të ngritura

Ky model është më i përshtatshëm për ëndërrimtarët, dhe nostalgjikët. Në përgjithësi, njerëzit me flokët e ngritur janë njerëz me humor që duan të jenë qendra e vëmendjes.

6 Flokë pak të gjata të hedhura në një anë

Romantikë të pandreqshëm. Ky person është i aftë të organizojë mirë jetën e tij. Meshkujt me këtë model flokësh janë shumë tërheqës për gratë.

7. Flokët e prera anash

Ky model  flokësh është për burrat e sigurtë. Gjithashtu u shkon përshtat meshkujve me muskuj dhe që pëlqejnë këmishat. Zakonisht  kanë mjekër.

8. Floke te gjatë të kapur bisht në pjesën e sipërme

Hmmm ... Një njeri shumë i sigurt, pa frikë nga kritikat. Një karakter interesant në përgjithësi.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tuçi: 12/06/2019 22:22

    Po ne që i kemi pa pikë lidhje s'jemi njerëz?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë