Champion League, Bayern
kërkon përmbysjen në Madrid
Champions League do të zbulojë mbrëmjen e së martës dy skuadrat e para gjysëmfinaliste të këtij edicioni dhe vëmendjen kryesore e tërheq klasikja e futbollit Europian, Real Madrid-Bayern Mynih.
Champions League do të zbulojë mbrëmjen e së martës dy skuadrat e para gjysëmfinaliste të këtij edicioni dhe vëmendjen kryesore e tërheq klasikja e futbollit Europian, Real Madrid-Bayern Mynih.
Kampionët e Bundesligës pasi zhvilluan një pjesë të parë shumë të mirë në përballjen e “Allianz Arenas” ku shënuan të parët, por u mposhtën në fund me dy gola të Cristiano Ronaldos. Nëse Arturo Vidal nuk do të kishte gabuar nga pika e bardhë e penalltisë kur rezultati ishte 1-0 dhe nuk do të ndëshkohej më vonë me karton të kuq, përfundimi do të kishte qenë krejt ndryshe. Dhurata më me vlerë për Carlo Ancelottin për Pashkë është pa dyshim rikthimi i Robert Lewandowskit, i rkuperuar plotësisht nga dëmtimi në shpatull.
Mungesa e tij u ndje shumë në takimin e parë me “Los Blancos” madje edhe në kampionat me Leverkusenin, ku nuk u shënua asnjë gol. Me rikthimin e Lewas do të ulet në stol Thomas Muller, megjithatë problemet me të mëdha janë në mbrojtje. Javi Matrinez është i skualifikuar, ndërsa Hummels dhe Boateng të dëmtuar. Nëse nuk do të riaftësohen në vend të tyre në qendër të mbrojtjes do të luajnë Kimich dhe Alaba.
Në kampin madrilen, që nisen favoritë nga rezultati i ndeshjes së parë por edhe nga faktori fushë, mungesa e madhe është Gareth Bale, i dëmtuar në pulpë pikërisht ndaj Bayernit. Në vend të uellsianit Zidane pritet t’i besojë Iscos, protagonist absolut me një dygolësh në fitoren 2-3 në kampionat me Sporting Gijonin. Në dyshim madje edhe riaftësimi i Bale për El Clasicon me Barcelonën.
Në cerekfinalen tjetër të kthimit Leicester City do të kërkojë fitoren në “King Power Stadium” përballë Atleticos së Madridit, për të zhvlerësuar golin e Antonine Griezman me 11-metërsh në “Vicente Calderon”, pas një vendimi të dyshimtë të gjyqtarit. Kampionët në fuqi të Premier Leagues, befasia e këndshme e futbollit anglez sezonin e kaluar, me entuziazmin që i karakterizon synojnë të shkruajnë historinë me kualifikimin në gjysmëfinale, pikërisht në pjesëmarrjen e parë në Champions. Përballë një strategu si Simeone, do të jetë shumë e vështirë, por jo e pamundur, pasi e pamundura nuk bën pjesë në fjalorin e Leicesterit.
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
40.8%
-
Të gabuar
53.8%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 5028
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ushtria amerikane godet caqet e Huthit në Jemen, 15 sulme ajrore! Shpërthime në porblloqe ushtarake dhe aeroport
4 Tetor, 22:36
-
Përmbytje dhe në Malin e Zi, lumenjtë dalin nga shtrati! Përmbyten rrugë e shtëpija
4 Tetor, 22:28
-
Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje dherash, bllokohet kalimi i mjeteve në Bypass-in e Vlorës
4 Tetor, 22:16
-
Reshjet e shiut përmbytën Vlorën, Ministria e Mbrojtjes: Në 3 orë u regjistruan rreth 180 mm reshje! U evakuuan 55 persona
4 Tetor, 22:08
-
Vlorë/ Pasojat e përmbytjeve, dëmtohen dyert e banesave, inertet dhe balta bllokojnë rrugët
4 Tetor, 21:42
-
Shqipëria hap zyrtarisht ambasadën në Ukrainë, ambasadori Ernal Filo dorëzon letrat kredenciale
4 Tetor, 21:23
-
Përmbytje në Bosnje-Hercegovinë,19 të vdekur dhe shumë të zhdukur! Begaj mesazh ngushëllimi homologut boshnjak për viktimat
4 Tetor, 21:17
-
VIDEO/ Përmbytjet në Vlorë, dendësia e ujit bllokon qarkullimin! Makinat për pak sa nuk fundosen
4 Tetor, 21:15
-
Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje! Në Mal të Zi lumenjtë dolën nga shtrati e përmbytën banesa
4 Tetor, 21:09
-
Pogradec/ Rrugët kryesore të qytetit nën ujë, dy akset nacionale 'pushtohen' nga mjegulla
4 Tetor, 21:06
-
Me urinë, gjysmë domate për 4 ditë, 1 gisht bukë, shtatzënë, mbijetova në Korrik 1990 në Ambasadën Gjermane! Angjelina Schwenk
4 Tetor, 21:05
-
Frontex akuzohet për operacione ilegale ndaj emigrantëve, i larguan me forcë nga ujërat e BE-së
4 Tetor, 20:51