Champions, City bën detyrën 
Atletiko-PSV ndahen në paqe

Champions, City bën detyrën <br />Atletiko-PSV ndahen në paqe
Manchester City edhe pse jo zyrtarisht thuajse ka siguruar kalimin në çerekfinalet e Champions League, pasi triumfoi në sfidën e parë ndaj Dinamos në Kiev me rezultatin 1-3 duke hedhur një hap shumë të sigurt.

Ukranasit nuk arritën të bënin më shumë se një gol përballë tre të anglezëve me autorë Agueron, Silvën dhe Turenë.

City kishte kundërshtarin më të lehtë këtë fazë dhe kalimi nuk është surprizë.

Në ndeshjen tjetër shtyhet për në Spanjë kualifikimi mes Atletikos dhe PSV, pasi në Holandë u ndanë në barazim pa gola.

Spanjollët tentuan, por vendasit nuk lejuan prekjen e rrjetës duke vazhduar ëndrrën edhe pse statistikat janë kundër tyre në aktin e dytë, por në Champions nuk ka favoritë.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të