Champions League,Atletico finaliste
eleminon Bayernin në shtëpinë e tij

Champions League,Atletico finaliste<br />eleminon Bayernin në shtëpinë e tij
Atlico Madrid është kualifikuar këtë mbrëmje si finaliste e Ligës së Kampioneve në pritje të kundërshtarit të rradhës. Skuadra e drejtuar nga Diego Pablo Simeone eliminoi Bajernin e Mynihut  me gol në fushën kundërshtare. Në “Allianz Arena” bavarezët fituan 2-1, por humbja 1-0 në “Vicente Calderon” çon në Milano bardhekuqtë.

Ishte Xabi Alonso ai që kaloi në avantazh bavarezët në pjesën e parë, ndërsa disa minuta pas golit, Thomas Muller humbi një 11-metërsh. Kjo i dha krahë miqve, të cilët në fillimin e pjesës së dytë barazuan me anë të Griezmann.

Sulmet e njëpasnjëshme të Bajernit bënë që lojtarët e Guardiolës të shënonin sërish me Levandovskin, por kjo fitore nuk i mjafton për të kaluar në finale.

Ndeshja e kthimit e gjysmëfinalistes tjetër, Real Madrid-Manchester City do të luhet mbrëmjen e së mërkurës, ndeshja e parë mes dy ekipeve u mbyll në barazim pa gola.

Finalja e Champions këtë edicion do të zhvillohet më 28 Maj në “San Siro”.


Redaksia online
(s,m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Dhunohet Policia Bashkiak, përfundon me fraktura në spital! Shkak dyshohet gjoba që i vendosi një furgoni të linjës së fshatit

Vlorë/ Dhunohet Policia Bashkiak, përfundon me fraktura në spital! Shkak dyshohet gjoba që i vendosi një furgoni të linjës së fshatit